Ti je bashkëbiseduesi që po kërkoj
Perëndia im, biseda me Ty është diçka e thjeshtë, por në të njëjtën kohë është edhe e vështirë.
Mendoj që një dialog me Ty përbën artin më të lartë,
shkencën më të thellë dhe jetën më të vërtetë.
Oh, sa e ndiej presionin e të qenët i pamësuar, i paedukuar dhe që nuk jam përpjekur në këtë drejtim!
Perëndi, ndihem si invalid, sepse deri tani askush nuk ma ka mësuar artin dhe metodën e të biseduarit me ty.
Kam
shpenzuar shume vite për arsimimin tim. Unë mund t’i kuptoj mirë
njerëzit që kanë lindur në shumë vende të tjera, nga vende ku bora nuk
shkrin deri te vendet ku dielli djeg tokën.
Flas lirshëm dhe lehtësisht me ta.
Ti më aftësove të kem biseda të gjata dhe interesante me ta dhe me të tjerë.
Por
kur vjen momenti për të folur me Ty, që je Atim im, që më krijove,
atëherë një dobësi e tmerrshme më pushton. Një pengesë e çuditshme m’i
gllabëron fjalët.
Dialogu me Ty ndalon dhe mbaron para se të fillojë.
Perëndi i gjithditur, Ti e di që kam dëshirë të flas me Ty.
Dëshira për të folur me Ty po më torturon.
Dua shumë të flas me Ty dhe Ti të më përgjigjesh.
Të pëshpëritësh brenda meje dhe të të dëgjoj me gëzim dhe me mallëngjim.
Zot,
ndiej dhimbje të madhe kur mendoj si kaloj orë të tëra me miqtë e mi,
madje edhe me të panjohurit, në tema serioze ose boshe, madje edhe pa
kuptim, ndërsa me Ty nuk mund të kryej një bisedë as edhe për disa
minuta, ose shpesh as edhe për disa sekondë.
E filloj ose e mbaroj ditën time pa dialogun mbinatyror me Ty.
Mos më ler më në këtë gjendje, Shpëtimtari im.
Më bëj pjesëtar të Fjalës sate hyjnore.
Me anë të Shpirtit tënd të shenjtë dhe të pakufishëm,
ndërto një urë dialogu me shpirtin tim të penduar,
të cilën gjithë qenia ime e kërkon.
Ti je bashkëbiseduesi, të cilin e kam kërkuar tërë këto vite.
No comments:
Post a Comment