Showing posts with label Ikona me shpjegime. Show all posts
Showing posts with label Ikona me shpjegime. Show all posts

IKONA E NGJALLJES - SHPJEGIMI

ZBRITJA NË HADH - PASHKA 
Pashka përkujton Ngjalljen e Krishtit. Kjo është festa më e madhe në Kishën Orthodhokse. Pashka në Kishën Orthodhkose nuk listohet me 12 Festat e Mëdha, sepse ajo qëndron veç, mbi të gjitha festat. Ajo është Festa e Festave.


Në Kishën Orthodhokse, janë dy ikona që tregojnë Ngjalljen e Krishtit. Njëra është Ikona e Gruas Miroprurëse. Në këtë ikonë engjëlli tregon varrin bosh të Jisuit. Kjo është një histori që tregohet në Shkrimet e Shenjta. Shkrimet e Shenjta shpallin se “Krishti u Ngjall”. Asnjë prej Ungjijve – Mateu, Marku, Lukai dhe Joani – nuk përshkruajnë mënyrën e Ngjalljes së Krishtit. Arti bizantin, i cili është besnik ndaj Shkrimeve të Shenjta, asnjëherë nuk tregon mënyrën e Ngjalljes së Krishtit. Në vend të kësaj, arti bizantin tregon atë që ndodhi para dhe pas Ngjalljes.


Ikona tjetër e Ngjalljes është ikona e zbritjes në Had. Të katër Ungjillorët nuk thonë për zbritjen e Krishtit në Had. Gjithsesi shën Pjetri tregon për atë në dy vende në Bibël. Në Veprat e Apostujve 2:31,

Shpjegimi i ikonës së Ngjitjes së Zotit në Qiell


Pamja e parë e ikonës orthodhokse të Ngjitjes së Zotit në Qiell të jep përshtypjen sikur nuk i korrespondon emrit të saj. Vend më i gjerë i është dhënë grupit që përbëhet nga Nëna e Zotit, engjëjt dhe apostujt. Figura  kryesore, Ngjitja e vetë Shpëtimtarit, është më i vogël se personat e tjerë të vizatuar dhe duket sikur është sekondare. Të njëjtën ide krijojmë edhe kur lexojmë Ungjillin dhe Veprat. Vetë fakti i Ngjitjes është dhënë vetëm me pak fjalë (Marku 16:19, Lluka 24:50-53). Veprat japin më shumë detaje përshkrimi për Ngjitjen (Veprat e Apostujve 1:6-12). Qendra e rëndësishme (ose ajo që ka rëndësi) nuk është fakti i vetë Ngjalljes, por i domethënies që ka ky fakt për Kishën dhe botën. Ngjitja e Zotit u bë në Malin e Ullinjve. Kështu, pra, në ikonë shohim disa pemë ulliri midis shëmbinjve. Vetë Shpëtimtari është paraqitur duke u ngjitur në lavdi në një fron të zbukuruar.

Ikona e Kryqëzimit - Shpjegimi

Në ikonë shohim Jisu Krishtin të gozhduar në kryq. Ai është paraqitur i zhveshur, duke pasur vetëm një rrobë të bardhë, e cila mbulon kryet e Tij. Përkulja e trupit nga e djathta, përulja e kokës dhe sytë e mbyllur tregojnë  vdekjen e mundishme. Fytyra e Tij, megjithëse e kthyer drejt Marisë, Nënës së Tij, ruan një shprehje të zymtë të madhështisë në vuajtje, një shprehje e cila e bën ndonjërin të mendojë sikur Ai fle. Trupi i Njeriut-Perëndi mbetet i pakonceptueshëm në vdekje. “Jeta ka rënë në gjumë dhe dridhjet e ferrit në tmerr” (Himni i Mëngjesores të së Dielës së Madhe). Në ikonë janë paraqitur gjithashtu Hyjlindësja, Nëna e Krishtit, dhe Shën Joani, nxënësi i Tij më i dashur. Nëna e Shenjtë është e shoqëruar nga disa gra dhe prapa Shën Joanit ne shohim shekujt.

Ikona e të Dielës së Dafinave


Të nesërmen shumë njerëz që kishin ardhur në të kremten kur dëgjuan se vjen Jisui në Jerusalem, morën degë palmash dhe dolën përpara për ta pritur edhe thërrisnin “Hosana! I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit” (Joani 12:12-13).
Tufa e dafinave është simbol i gëzimit dhe i kremtimit. Çifutët ishin mësuar t’i mirëpresin njerëzit e rangjeve të larta, prandaj turma u mblodh në portat e qytetit me tufa dafinash në duart e tyre për të mirëpritur Zotin e hipur mbi pulisht, si një Triumfues mbi vdekjen.
Shpëtimtari qëndron i ulur mënjanë, me kokën të kthyer nga apostujt që janë duke ecur pas Tij, ose drejt Jerusalemit, ndërsa dora e Tij e djathtë bekon turmën dhe qytetin. Njerëzit ishin të lumtur dhe të gëzuar. Ata menduan që Jisui kishte ardhur për t’i çliruar ata nga perandoir roman dhe për të ndërtuar një Mbretëri të re të judenjve.
Si rregull, fëmijët zënë një vend të rëndësishëm në ikonën e hyrjes në Jerusalem. Zakonisht ata paraqiten duke këputur tufa, ndërsa kanë hipur mbi temë, duke shtruar veshjet në rrugën e Shpëtimtarit dhe së bashku me të rinjtë, duke mirëpritur atë me tufa dafinash në duar. Megjithëse është e vështirë për të imagjinuar një turmë hyrjen në Jerusalem ata thonë “Dhe pjesa më e madhe e turmës shtruan rrobat e veta mbi rrugë; dhe të tjerë këputnin degë nga pemët dhe i shtronin në rrugë” (Matth. 21:8). Por ai nuk thotë se kishte fëmijë. Në ikonë shohim vetëm fëmijë dhe jo të rinj duke shtruar rrobat e tyre. Mattheu përmendi fëmijët që mirëpritën Zotin pas Hyrjes së Tij në Jerusalem, kur Ai shpjegon rolin e tyre nëpërmjet fjalëve të Shpëtimtarit: “Prej gojës së fëmijëve dhe foshnjave Ti ke themeluar një lavdërim të përkryer” (Ps. 8:3).
Shtrimi i rrobave, duke iu referuar Shkrimit të Shenjtë (Mbretërit 9:13) i është caktuar Mbretit. Dhe ndërsa Shpëtimtari është lajmëruar “Mbretëria e Tij nuk është prej kësaj bote” (Joani 18:36). Rrobat janë shtruar para Tij nga fëmijët në vend të të rriturve, që e mirëpritën Atë si të lajmëruar për mbretërinë.
Judenjtë e mirëpritën Krishtin, sepse e prisnin Atë për të përmbushur profecinë, nëpërmjet themelimit të Mbretërisë së Izraelit mbi tokë.

KRYQI - Fuqia, Kuptimi dhe Mrekullitë e Tij


Shën Joan Gojarti shkruan se ky simbol i mallkuar dhe i neveritshëm i dënimit më të rëndë, tani është bërë i dashur dhe i shtrenjtë.
Druri i vuajtjes dhe i vdekjes u bë “shenjë e gëzimit“ dhe thesar-mbajtës i jetës

Apostull Pavli shkruan: na fali gjithë fajet, duke shuar dorëshkronjën e porosive që ishte kundër nesh… duke e mbërthyer Atë mbi Kryq. (Kol. 2:14). Apostulli i Shenjtë Petro u dënua me vdekje në Kryq, ashtu si Zoti, por kaq shumë e nderonte shenjën e Kryqit saqë u lutej xhelatëve të tij: “Nuk jam i denjë të më kryqëzoni në këmbë si Krishtin tim. Ai u kryqëzua ashtu që të shikojë në tokë, sepse do të shkonte në Hadh për të shpëtuar shpirtrat që gjendeshin aty. Mua, veçse, të më kryqëzoni me kokën poshtë, që të shikoj qiellin, ku kam për të shkuar”. 

IKONA E UNGJILLEZIMIT - SHPJEGIMI


 Ashtu si pjesa e Ungjillit dhe Shërbesa e së kremtes, Ungjillëzimi është plot gëzim të brendshëm dhe të thellë. Është gëzim i premtimit të Dhiatës së Vjetër që përmbushet me anë të trupëzimit të Jisu Krishtit.
Ky gëzim shihet në pozicionin që Kryeengjëlli ka në ikonë. Ai është paraqitur me një lëvizje të shpejtë.
Sapo ka zbritur nga qiejt dhe ka shikimin e një shërbëtori të kujdesshëm, me qëllimin për të zbatuar detyrën e dhënë nga Zoti i tij. Këmbët e tij janë të hapura gjerë, sikur të vraponte. Në dorën e tij të majtë mban një shkop, simbol i mesazhprurësit (ai nuk mban lule, si në ikonat katolike që shpreh sentimentalizëm dhe romantizëm njerëzor). Dora e tij e djathtë, me një lëvizje të fortë është shtrirë në drejtim të Virgjëreshës Mari. Ai i kumunikon mesazhin e gëzuar nga Zoti i tij, Misterin e Providencës Hyjnore. Në shumë ikona të Ungjillëzimit, engjëlli është paraqitur sikur fluturimi i tij nuk ka mbaruar ende. Megjithëse ai qëndron mbi tokë, një krah e ka të ngritur, edhe ky përbën një simbol të të qenit mesazhprurës. Gjithashtu ky simbol është ilustruar më tej në Shërbesë, kur dhiakoni që përfaqëson një engjëll (siç thotë Shën Joan Gojarti) simbolikisht, përsërit këtë gjest nëpërmjet ngritjes së orarit me dorën e tij të djathtë çdo herë që thërret besimtarët për t’u lutur. Por, ndërsa në Ungjillëzim fluturimi i engjëllit bëhet nga qielli poshtë në tokë, në Liturgjinë Hyjnore dhiakoni na fton ne të ngrihemi lart me të në lutje.
Nëna e Perëndisë në ikonë është paraqitur e ulur, shprehje e superioritetit të saj mbi engjëllin. Në disa ikona ajo mban torkë peri në duart e saj dhe më rrallë një pergamen. Këto detaje janë huzauar nga Tradita.
Në Kishën tonë me Ungjillëzimin kremtojmë fillimin e shpëtimit tonë dhe e kundërvëmë atë me fillimin e rënies së njeriut në mëkat. Eva pranoi tundimin dhe bëri zgjedhjen e saj. Virgjëresha Mari, sjell ndër mend ligjin e natyrës. “Si do të bëhet kjo? Unë nuk njoh burrë”.


Ikona e tregon këtë nga gjesti i dorës së saj, që ajo e mban përpara kraharorit, me pëllëmbën nga jashtë. Kjo është një shenjë e hutimit. Ajo e kthen dorën në drejtim të engjëllit, duke kërkuar një përgjigje. Kur ajo mori të gjitha shpjegimet nga engjëlli, e pranoi vullnetin e Pernëdisë: “U bëftë në mua sipas fjalës SATE”. Ikona e tregon këtë nga përkulja e kokës së saj. Kjo është një shprehje e pranimit të përulësisë. Në krye të ikonës shohim pjesën tradicionale të një sfere, simbol ky i qiejve dhe rrezet që dalin prej saj. Ky është veprim i Shpirtit të Shenjtë. Në disa ikona Nëna e Pernëdisë dhe Kryeengjëlli kanë drejtuar vështrimin në këto rreze. Me këtë detaj ne shohim unitetin e veprimit dhe vullnetin e Perëndisë me krijesën e Tij.

Shpjegimi i ikonës së Pagëzimit të Jisuit

 Ikona e Theofanisë së Zotit  tregon me figurë historinë e Pagëzimit. Në Ikonën e Shenjtë gjendet një gjysmë rrethi në pjesën e sipërme të saj. Kjo simbolizon hapjen e qiejve dhe tregon praninë e Perëndisë Atë. Nga gjysma e rrethit dalin rrezet e dritës. Pëllumbi është në qendër të rrezeve duke na kujtuar për Shpirtin e Shenjtë. Figura qendrore është Biri i Perëndisë, Jisui.



Në këtë ikonë të shenjtë Jisui është i zhveshur deri në bel. Disa ikona e tregojnë Krishtin të zhveshur. Krishti bekon ujërat e lumit Jordan me dorën e Tij të djathtë. Shën Joani vendos dorën e tij të djathtë mbi kokën e Krishtit. Vini re krahun e gjatë të jashtëzakonshëm të shën Joanit. Shën Joani disa herë tregohet me një pergamen në dorën e tij të majtë. Pergameni është simboli i predikimit. Në këtë ikonë dora e majtë e shën Joanit është në një pozicion të ngritur i cili është një gjest lutjeje. Mjekra e shën Joanit është e gjatë dhe e çregullt. Kjo tregon se ai jetonte një jetë shumë të thjeshtë në shkretëtirë.

Komboskini - mjet për lutje


Komboskini është një mjet lutjeje, nuk është diçka si “hajmali”, me veti magjike, që mbahet në dorë, por është gjë e shenjtë e krishterë orthodhokse, me të cilin lutemi.
Ashtu siç kemi shumë gjëra në kishë, edhe ky është një bekim i përgatitur dhe i dhënë nga ndonjë vëlla ose motër më Krishtin, një dëshmi e gjallë e një tradite të gjallë.
Komboskini është një mjet lutjeje për të gjithë besimtarët: si për klerikët, murgjërit ashtu edhe për laikët, pra për çdo shpirt që lutet.
Ekziston shumëllojshmëri e madhe formash dhe madhësish komboskinësh.
<
Komboskinët bëhen në bazë të një tradite që buron nga thellësia e shekujve. Përmendet historia e një murgu që mendoi të bënte nyje në një litar dhe ta përdorë atë në rregullin e përditshëm të lutjes së tij. Mirëpo djalli ia zgjidhte nyjet nga litari dhe i bënte të kota përpjekjet e murgut të varfër. Atëherë iu shfaq një engjëll dhe i mësoi murgut një nyje të veçantë, të përbërë nga kryqe të njëpasnjëshme. Këto nyje djalli nuk mund t’i zgjidhte.

Pse përdorim temjan?


Kisha Orthodhokse është përpjekur vazhdimisht që njeriu të adhurojë Perëndinë me të gjithë qenien e tij, duke përfshirë edhe të gjithë shqisat e tij. Edhe temjani është një ndër elementët më të përdorshëm që ndihmon në adhurimin dhe lutjet e besimtarëve të krishterë orthodhoksë.
Temjani është lëng i ngurtësuar aromatik. Kur digjet ai lëshon aromë, për këtë qëllim dhe në këtë mënyrë përdoret në adhurim. 
Nga Dhiata e Vjetër dhe e Re, si edhe nga jeta adhuruese shekullore e Kishës na tregohet mjaft për kohën, vendin, mënyrën dhe përdorimin e temjanit.
Temjan i ofrojmë Perëndisë gjatë lutjeve, dhe ofrimi i tij është shprehje lutjeje, përgjërimi, besimi të nxehtë, ofrimi shpirtëror, gëzimi, lartësimi shpirtëror, mirënjohjeje, falënderimi, lavdërimi, nderimi dhe përulësie drejtuar Perëndisë.
Djegia e tij simbolizon lutje drejtuar Perëndisë, siç thotë edhe psalmi 140:2 “Le të drejtohet lutja ime si temjan përpara teje”, si edhe Joan Ungjillori në vegimin e tij te libri i Apokalipsit “Edhe erdhi një tjetër engjëll, dhe qëndroi mbi altar, e mbante një temjanicë të artë; dhe iu dhanë atij shumë temjane, që t’i bjerë bashkë me lutjet e gjithë shenjtorëve mbi altarin e artë që është përpara fronit të Perëndisë. Edhe u ngjit tymi i temjaneve me lutjet e shenjtorëve prej dorës së engjëllit përpara Perëndisë”.

Gjithashtu ai konsiderohet edhe ofertë drejtuar Perëndisë, pra si një ofertë erëmirë. Profeti Malakia thotëqë nga lind dielli e deri atje ku perëndon, emri im do të jetë i madh midis kombeve dhe në çdo vend do t'i ofrohet temjan emrit tim dhe një blatim i pastër, sepse emri im do të jetë i madh midis kombeve, thotë Zoti” (kapitulli 1:11). Kështu edhe prifti, në shërbesat kishtare, përpara se të fillojë procesin e temjanisjes me temjan thotë: “Temjan po të blatojmë, o Krisht Perëndi, si erë kundërmimi shpirtëror, të cilën pasi ta pranosh në altarin tënd përmbiqiellor, dërgona si shpërblim hirin e Shpirtit tënd të Tërëshenjtë”.
Kështu temjani është një element ndihmës gjatë lutjeve dhe shërbesave kishtare, djegia e të cilit ka kuptimin e ngritjes lart në qiell të mendjes dhe të zemrës sonë gjatë momentit të lutjes.

Pse ndezim qiri?


Në Kishën Orthodhokse qiriu është shprehje e ofertës personale drejtuar Perëndisë ose shenjtorëve të Kishës. Ai ndizet si shenjë nderimi drejtuar Perëndisë e shenjtorëve, si shfaqje e gëzimit dhe e  hidhërimit shpirtëror, simbolizëm i gëzimit dhe fitores së Kishës, si shprehje dhe fuqizim i lutjes sonë. Qiriu lidhet vazhdimisht me simbolizmin e dritës. Kështu ai bëhet edhe tregues i shpresëtarisë së besimtarëve.
Ai ndizet para ikonës së Krishtit, Virgjëreshës Mari ose shenjtorëve si dhe para ikonës së shenjtorit, emrin e të cilit mban kisha.
Pranë tyre (në narteks [në hyrje të kishës], në ikonambajtës, në ikonastas) zakonisht vendosen qirimbajtëse për të mbajtur qirinjtë ofrues të besimtarëve që hyjnë në tempullin e krishterë. 
Kur i ndezim me shumë shpresëtari, duke u lutur, mund të themi:
“O Krishti im, Ti je drita e botës. Ndihmomë që jeta ime të shkrijë nga dashuria për të afërmin tim dhe të ndriçojë si dritë e përulur e këtij qiriri”.

Ashtu si qiriri shkrin dhe njëkohësisht ndriçon, kështu edhe ne brenda tempullit dhe sidomos jashtë tij duhet të “shkrijmë”, duke u ofruar për të afërmin dhe ta ndriçojmë për hir të dashurisë së Krishtit.
Ndezim qiri si për shpëtimin e shpirtrave tanë (të gjallëve), ashtu edhe të atyre që kanë ndërruar jetë (ata që duam të kujtojmë).
Nga historia e jetës adhuruese kishtare njihemi se qirinjtë përdoren edhe për të ndriçuar ambientin adhurues dhe objektet brenda tij.
Mbajtëset e qirinjve (shandanët) kanë larmi në madhësi e në simbolizma: dy qirinjsh (2 natyrat e Krishtit), tre qirinjsh (3 personat e Trinisë së Shenjtë), shtatë qirinjsh (7 dhuratat [fryti] e Shpirtit të Shenjtë) apo dymbëdhjetë qirinjsh (12 apostujt).
Në raste të veçanta të adhurimit të krishterë disa prej këtyre qirimbajtëseve përdoren si mjet bekimi drejtuar popullit, si p.sh. episkopi kur shërben në ndonjë shërbesë adhurimi.