Shën Joan Gojarti shkruan se ky simbol i mallkuar dhe i neveritshëm i dënimit më të rëndë, tani është bërë i dashur dhe i shtrenjtë.
Druri i vuajtjes dhe i vdekjes u bë “shenjë e gëzimit“ dhe “thesar-mbajtës i jetës“
Apostull Pavli shkruan: na fali gjithë fajet, duke shuar dorëshkronjën e porosive që ishte kundër nesh… duke e mbërthyer Atë mbi Kryq. (Kol. 2:14). Apostulli i Shenjtë Petro u dënua me vdekje në Kryq, ashtu si Zoti, por kaq shumë e nderonte shenjën e Kryqit saqë u lutej xhelatëve të tij: “Nuk jam i denjë të më kryqëzoni në këmbë si Krishtin tim. Ai u kryqëzua ashtu që të shikojë në tokë, sepse do të shkonte në Hadh për të shpëtuar shpirtrat që gjendeshin aty. Mua, veçse, të më kryqëzoni me kokën poshtë, që të shikoj qiellin, ku kam për të shkuar”.
(Apostull Andrea, i parëthirruri kur qëndroi përballë kryqit thirri…O Kryq i lumur dhe i shtrenjtë, merrmë nga njerëzit dhe dorëzomë te Mësuesi im !).
Vetë Zoti tregoi se shenja e Kryqit përbën simbolin e Tij dhe trofeun e pamposhtur të besimtarëve. Shën Efstathi ( 20 shtator ) u bë i denjë të shikojë një vizion të mrekullueshëm në sajë të të cilit u kthye nga idhujtaria në besimin e krishterë. Shën Efstathit (atëherë quhej Pllakidas ) iu shfaq hiri i Krishtit. Një ditë ndërsa po gjuante në pyll, sheh një dre të bukur, trupmadh që ndërsa ikte kthente kokën herë pas here. Ai e ndjek me kalin e tij, dhe arritën përpara një gremine të madhe, dreri kapërceu me lehtësi, ndaloi dhe vështroi shenjtin. Shenjti nuk mund ta kapërcente dhe sheh me habi midis brirëve të drerit një Kryq të tërëndritshëm që shkëlqente, me Zotin e kryqëzuar në të dhe dëgjoi t’i thoshte:
“Përse po më ndjek Pllakida? Për hirin tënd t’u shfaqa mbi këtë dre. Bamirësitë dhe veprat e tua më kënaqën. Nuk është e drejtë që një njeri si ty të mos dijë të vërtetën“.
Kur mbreti Arian, Uali urdhëroi që Kisha Katedrale e Nikeas t’u dorëzohej Arianëve, Shën Vasili i Madh ( 1 Janar ) kërkoi që Perëndia të vendoste, që Kisha të mbyllej, dhe n. q. se do t’u hapej Arianitëve me lutjet e tyre, ta merrnin, por n.q.se Kisha do të hapej nga lutjet e orthodhoksëve, t’u mbetej atyre.
Lutjet e heretikëve nuk dhanë fryte. Shën Vasili bëri 3-herë shenjën e Kryqit mbi derën e mbyllur të Kishës duke thënë: “I bekuar Perëndia i të krishterëve në jetë të jetëve“, dera u hap menjëherë dhe Kisha u mbeti orthodhoksëve.
Kur qeveritari i Nikodimisë, Alexandri, hodhi Shën Vasilisën
(3 shtator) brenda në furrë, ajo bëri shenjën e Kryqit dhe nuk u cënua nga zjarri.
Bekimi me (ajazëm) Kryqin në ujë, për shumë njerëz është “shërues shpirtrash dhe trupash dhe largues i çdo fuqie kundërshtare“.
Shën Joani i Kronstadit shkruan: “Kryqi është ikonë e Krishtit të kryqëzuar “
Mjafton të zhytësh Kryqin në ujë, për ta shenjtëruar atë. Pas kësaj, uji bëhet shërues dhe largon demonët.
Dita e besimtarit fillon dhe duhet të fillojë me Kryqin dhe mbaron me Kryqin. Dhe anasjelltas, nata duhet të fillojë me Kryqin dhe duhet të mbarojë me Kryqin. Në Kryq ekziston drita që ndriçon shpirtin, fuqia shëruese që shëron sëmundjet e shpirtrave dhe të trupave, fuqia mistike që kundërvepron çdo dënim.
Trazojmë shpirtin tënd mendime dhe dëshira të papastra?
Murosi me shenjën e Kryqit, dyfisho dhe trefisho këtë mur dhe mendimet e papastra do të vihen në kontroll.
Mundohet zemra jote nga melankolia dhe trishtimi?
Të mbizotëron frika, a të rrethojnë tundimet?
Ndjen dinakëritë e armiqve të padukshëm?
Gjej strehë te kjo fuqi e Kryqit, dhe paqja e shpirtit do të rikthehet, tundimet do të largohen, ngushëllimi i Hirit të Perëndisë dhe ngazëllimi shpirtëror do të mbushin zemrën tënde.
Disa njerëz nuk pranuan kryqin, talljen dhe përçmimin si na shkruan Shën Joan Ungjillori “ata duan lavdinë e njerëzve më tepër se lavdinë e Perëndisë“ (Joan 12 : 43 ) .
Shën Kirilli i Jerusalemit thotë: “Bëje Kryqin shpesh, sepse ai që kryqëzohet këtu në tokë, shpirtërisht gjendet lart në qiell… Mbrojtja është e madhe”.
Shën Sofroni i Jeruzalemit thotë: “Eshtë shenjë fitimtare, jetëdhënëse, shenjtëruese, armë fitimtare”.
Shën Grigori i Nisës thotë: “Mbrojtës nga të këqiat”.
Shën Joan Gojarti thotë: “Kapital i gjithë të mirave“ për të krishterët.
Le të përdorim pra, sa më shpesh që të mundemi, duke shenjtëruar me të çdo aspekt të jetës sonë të përditshme.
“ Kryqi , ruajtës i gjithë botës ;
Kryqi , bukuria e Kishës ;
Kryqi , fuqia e mbretërve ;
Kryqi, mbështetja e besnikëve ;
Kryqi , lavdia e engjëjve dhe plaga e demonëve“.
( Dërgimësore)
No comments:
Post a Comment