Shpjegimi i ikonës së Pagëzimit të Jisuit

 Ikona e Theofanisë së Zotit  tregon me figurë historinë e Pagëzimit. Në Ikonën e Shenjtë gjendet një gjysmë rrethi në pjesën e sipërme të saj. Kjo simbolizon hapjen e qiejve dhe tregon praninë e Perëndisë Atë. Nga gjysma e rrethit dalin rrezet e dritës. Pëllumbi është në qendër të rrezeve duke na kujtuar për Shpirtin e Shenjtë. Figura qendrore është Biri i Perëndisë, Jisui.



Në këtë ikonë të shenjtë Jisui është i zhveshur deri në bel. Disa ikona e tregojnë Krishtin të zhveshur. Krishti bekon ujërat e lumit Jordan me dorën e Tij të djathtë. Shën Joani vendos dorën e tij të djathtë mbi kokën e Krishtit. Vini re krahun e gjatë të jashtëzakonshëm të shën Joanit. Shën Joani disa herë tregohet me një pergamen në dorën e tij të majtë. Pergameni është simboli i predikimit. Në këtë ikonë dora e majtë e shën Joanit është në një pozicion të ngritur i cili është një gjest lutjeje. Mjekra e shën Joanit është e gjatë dhe e çregullt. Kjo tregon se ai jetonte një jetë shumë të thjeshtë në shkretëtirë.



Në këtë ikonë janë të pranishëm edhe engjëjt. Ata tregohen kokulur dhe në duart e tyre mbajnë mantel dhe peshqir. Engjëjt në këtë ikonë janë shërbyes. Ata janë të pranishëm për ta ndihmuar Krishtin kur të dilte nga uji.
Sfondi i kësaj ikone përbëhet nga ashpërsi malesh të zhveshura. Engjëjt janë të mprehtë dhe të përkulur. Kjo tregon që kjo ngjarje ndodhi në shkretëtirë. Pema në pjesën e sipërme të ikonës tregon se zona ishte e pabanueshme dhe e shkretë. Atje ka shumë pak jetë dhe kjo na tregon se ky ishte një vend i vështirë që njerëzit të jetonin.


Përfundimisht, në lumë ne mund të shikojmë një figurë njerëzore që qëndron mbi një krijesë të detit. Në kohët e hershme njerëzit u jepnin qenieve ujore karakteristika njerëzore dhe emra. Njeriu që qëndron mbi peshkun është simboli i lumit Jordan. Gjithashtu edhe një grua jepet disa herë duke qëndruar mbi një peshk. Ajo është simboli i oqeaneve. Zakonisht  jepen të dy duke u larguar nga Jisui, sepse ata mahniten nga ngjarja e Pagëzimit të Tij. Një varg nga psalmi thotë: “Deti e pa dhe iku, Jordani u kthye prapa”(Psalmi 114:3).




No comments:

Post a Comment