Çfarë është lutja?



Lutje do të thotë të qëndrosh me mendje në zemër para Perëndisë dhe të qëndrosh para Tij pa pushim ditë e natë, deri në fund të jetës.

Lutja është testi i gjithçkaje, … burimi i gjithçkaje… forca tërheqëse e gjithçkaje … drejtuesi i gjithçkaje.
Lutja është lartësimi i mendjes dhe zemrës tek Perëndia për lavdërim dhe falënderim, si dhe për kërkesë për gjërat e mira që kemi nevojë, shpirtërore dhe materiale.
Lutja lartëson dhe bashkon qeniet njerëzore me Perëndinë.
Lutja është sistemi ynë personal i komunikimit me familjen tonë.
Lutja është përgjigjja e shpirtit ndaj dashurisë së Perëndisë.
Lutja është hedhja e barrave tona tek Perëndia, duke ditur që Ai do të na ndihmojë për t’i mbajtur ato dhe do të na ripërtërisë për udhëtimin.
Lutja është të dëgjosh Perëndinë.
Lutja është hapja e dyerve të zemrës për të marrë Shpirtin e Shenjtë.
Lutja është dhuratë e Perëndisë për ne.
Lutja është thesar brenda nesh.
Lutja është marrëveshje me dashurinë e përjetshme dhe të pandryshueshme të Perëndisë.
Lutja është qielli në zemër …,  mbretëria e Perëndisë brenda jush.
Lutja është krijimi i një thjeshtësie ku Perëndia mund të na japë Veten e Tij.
Lutja është shkalla e Jakobit nëpëmjet së cilës ne ngjitemi te Perëndia dhe Perëndia zbret tek ne.
Lutja është gëzimi më i madh në zemër kur unë i besoj Perëndisë shumë për ta sjellë Atë në thellësitë e jetës sime dhe në thellësitë e dhimbjeve të jetës sime.
Lutja nuk është pazar me Perëndinë, duke u përpjekur ta bindim atë të ndryshojë. Për më tepër, janë kërkesat tona ndaj Tij për të na ndryshuar ne, që të mund të shohim më qartë udhët dhe planet e Tij.
Lutja është momenti i zemrës për të larë veten në bukurinë e dashurisë së Perëndisë dhe për t’u pastruar në kujdesin e Tij.
Lutja është vështrimi i gjithë mundësive të jetës dhe zgjedhja e mundësisë më të mirë nëpërmjet ndihmës dhe këshillës së Perëndisë.
Lutja është shkatërrimi i frikës.
Lutja është futja në zemrën tonë e gjithë njerëzve nëpërmjet dashurisë.
Lutja është zbritja e qiellit në shpirt.
Lutja është banimi i Trinisë së Shenjtë në shpirt sipas fjalëve të Jisuit: “Ne do të vijmë tek ai dhe do të banojmë në të”.
Lutja është të banosh me Perëndinë.
Lutja është ngjitja e shpirtit te Perëndia.
Lutja është të telefonosh familjen, sepse ti je fëmijë i Perëndisë.
Pulsi i lutjes është lavdërim. Zemra e lutjes është mirënjohje. Zëri i lutjes është bindje. Fuqia e lutjes është shërbim.
Lutja është çështje dashurie. Sa më shumë do dikush, aq më shumë lutet. Lutja na kujton pse shërbejmë. Nëse harrojmë të lutemi në mënyrë që të kemi më shumë kohë për shërbim, shpejt do të harrojmë kuptimin e shërbimit.
Lutja është njeriu pa përkrahje që i kërkon Jisuit të vijë e ta ndihmojë.
Lutja është dhënia e shqetësimeve të mia Perëndisë dhe si shpërblim fitimi i paqes. Çfarë këmbimi!
Lutja është të mësosh të duash të tjerët në mënyrë joegoiste si Krishti më deshi mua, e cila përfshin mbajtjen e barrave dhe lutjet për ta aq me këmbëngulje dhe aq fort sa lutem për veten time.
Lutja është njohja e Perëndisë, ndërsa unë hap veten ndaj Tij.
Lutja është qëndrim vigjilent para Perëndisë.
Lutja është dialogu midis dy personave që e duan  njëri-tjetrin.
Lutja është bisedë zemër për zemër me Jisuin.
Lutja është frymëmarrje shpirtërore.
Lutja ëshë futje në praninë e Perëndisë.
Njeriu që ka mësuar të lutet nuk është më i vetëm në univers, ai jeton në shtëpinë e Atit të tij.
Lutja është mjet hiri, mister.
Lutja është dritë në errësirë dhe shpresë në dëshpërim.
Lutja ndryshon të tjerët, ndryshon rrethanat tona, sepse na ndryshon ne.
Nuk mund të jemi gjithmonë pranë miqve tanë që t’i ndihmojmë, të ndajmë nevojat me ta, të komunikojmë, por ne mund të lutemi në çdo kohë për ta.




No comments:

Post a Comment