Showing posts with label Lutje për rrethana të ndryshme. Show all posts
Showing posts with label Lutje për rrethana të ndryshme. Show all posts

Lutja Kryepriftërore e Jisu Krishtit



 1. Këto foli Jisui; pastaj ngriti sytë e tij në qiell e tha:
Atë, erdhi ora, lavdëro Birin tënd, që të të lavdërojë edhe yt Bir,
2. siç i dhe pushtet mbi çdo mish, që t’u japë jetë të përjetshme gjithë atyre që ia ke dhënë.
3. Dhe kjo është jeta e përjetshme, që të të njohin ty të vetmin Perëndi të vërtetë; edhe Jisu Krishtin që dërgove.
4. Unë të lavdërova mbi dhe, punën që më dhe të bëj e mbarova.
5. Edhe tani lavdëromë ti, o Atë, pranë teje, me lavdinë që pata pranë teje para se të ishte bota.
6. Emrin tënd ua zbulova njerëzve që më dhe prej botës. Të tutë ishin e m’i dhe, dhe fjalën tënde e ruajtën.
7. Tani e njohën se gjithë sa më ke dhënë janë prej teje.
8. Sepse fjalët që më dhe, ua dhashë atyre; edhe ata i morën dhe e njohën me të vërtetë se prej teje dola; edhe besuan se ti më dërgove.
9. Unë lutem për ata; nuk lutem për botën, po për ata që më dhe, sepse janë të tutë.
10. Edhe gjithë të miat janë të tuat, edhe të tuat janë të miat; edhe u lavdërova në to.
11. Edhe nuk jam më në botë, po këta janë në botë, edhe unë po vij tek ti. Atë i shenjtë, ruaji në emrin tënd ata që më dhe, që të jenë një si ne.

Lutje për përpjekjen tënde shpirtërore


 O Zot Perëndia im, të lutem jepmë hirin tënd,
që të të dëshiroj me gjithë zemrën time,
dhe me këtë dëshirë të të kërkoj,
dhe duke të të kërkuar të të gjej,
dhe mbasi të të gjej, denjësomë që të të dua;
dhe mbasi të të dua sinqerisht, të çlirohem nga gjithë të këqijat që ekzistojnë brenda shpirtit tim.
Mbasi të çlirohem nga këto, ndihmomë të mos kthehem në mëkatet e njëjta.
Jepi shpirtit tim pendim të vërtetë.

Zot, Perëndia im, dhuroji zemrës sime hidhërim të thellë për mëkatet e mia,
dhe syve të mi lot të bollshëm pendimi,
dhe duarve të mia lëmosha të bollshme për të varfrit.
Ti, o Zot, mbreti im, shuaj me hirin tënd orekset dhe dëshirat e trupit që ndizen brenda meje,
dhe ndiz flakën e dashurisë për Ty.

Ti, o Zot, çlirimtari im, dëbo larg meje frymën e krenarisë,
dhe si i mëshirshëm jepi shpirtit tim nga pasuria e bollshme e mirësisë sate.

Lutje para leximit të Shkrimit të Shenjtë


O Zot njeridashës,
bëj që të shkëlqejë në zemrat tona drita e kulluar e njohjes së hyjnisë sate,
dhe çel sytë e mendjes sonë për të kuptuar mësimet e tua ungjillore.
Futna dhe frikën e porosive të tua të lumtura,
që, pasi të shtypim të gjitha epshet trupore,
të mundim të kalojmë një jetë shpirtërore,
duke menduar dhe duke bërë të gjitha ato që të pëlqejnë.

Lutje mirënjohjeje



Zot njeridashës, si nuk e harrove shërbëtorin tënd mëkatar,
por i mbushur me mëshirë më pe nga lavdia jote
dhe m’u shfaqe në mënyrë të pakonceptueshme!
Unë gjithmonë të përbuzja dhe të hidhëroja.
Por Ti, o Zot, për pendimin tim të vogël
më bëre të njoh dashurinë tënde të madhe
dhe mirësinë tënde të pafundme.
Vështrimi yt i ëmbël dhe i butë tërhoqi shpirtin tim.
Si të ta shpërblej, o Zot, ose çfarë himni të të ofroj?
Ti jep hirin tënd, që të digjet pa pushim zemra ime nga dashuria,
dhe nuk gjen më prehje as natë e as ditë nga dashuria hyjnore.
Kujtimi yt ngroh shpirtin tim, që asgjë në tokë nuk e çlodh përveç teje.
Prandaj me lot të kërkoj, dhe përsëri zemra ime dëshiron me zjarr ëmbëlsinë tënde…
O Zot, bëmë që të dua vetëm Ty.
Ti më krijove; Ti më ndryshove me Pagëzimin e shenjtë;
Ti më fal mëkatet e mia dhe më jep hirin të kungohem me Trupin dhe Gjakun tënd të çmuar.
Jepmë fuqinë të qëndroj gjithmonë pranë teje. O Zot,

Lutje që Zoti të bekojë armiqtë e tu




Bekoi armiqtë e mi, o Zot!
Edhe unë i bekoj dhe nuk i mallkoj.
Armiqtë më kanë drejtuar te përqafimi yt, më tepër sesa miqtë e mi.
Miqtë më kanë lidhur me tokën, kurse armiqtë më kanë çliruar nga toka
dhe kanë dërrmuar gjithë iluzionet e mia në botë.

Lutje që e Tërëshenjta Mari të të mbrojë



 Lutje që e Tërëshenjta Mari të të mbrojë


Virgjëreshë e Tërëshenjtë Perëndilindëse,
mbulomë dhe ruajmë mua shërbëtorin tënd nga çdo e keqe që përul dhe dobëson trupin,
dhe nga çdo armik i dukshëm dhe i padukshëm.
 “Gëzohu, o Hirplote Mari, Zoti është me ty.
E bekuar je ti ndër gratë dhe e bekuar është pema e barkut tënd,
se linde shpëtimtarin e shpirtrave tanë”.
Gëzohu dhe të ngazëllohu Virgjëreshë Perëndilindëse,
dhe ndërmjeto për shërbëtorin tënd.

Zonjë e Engjëjve dhe Nënë e të krishterëve, ndihmomë mua shërbëtorin tënd.
O Mari e tërëpastër, gëzohu nuse e panusëruar;
gëzohu, gëzim i atyre që pikëllohen dhe ngushëllim i atyre që hidhërohen.
Gëzohu, ushqimi i të uriturve dhe limani i atyre që lundrojnë.
Gëzohu ti, që je më e shenjtë se të gjithë shenjtorët dhe më e çmuar se të gjitha krijesat e Perëndisë.
Gëzohu ti, që u shenjtërove nga Ati, u banove nga Biri dhe u mbulove nga Shpirti i Shenjtë.
Gëzohu ti, që je pallati dëfryes i mbretit të të gjithave, Krishtit Perëndisë tonë.

Lutje Zotit që heton dhe njeh zemrën tënde



 Ti ndoshta nuk me njeh, por UNE di gjithçka për ty

Ti më ke hetuar, o Zot, dhe më njeh.
Ti e di kur ulem dhe kur ngrihem.
Ti e kupton nga larg mendimin tim.
Ti e shqyrton me kujdes ecjen time dhe pushimin tim
dhe i njeh thellë të gjitha rrugët e mia.

Edhe para se të jetë fjala në gojën time, Ti, o Zot, e di atë plotësisht.
Ti më rrethon nga pas dhe përpara dhe vë dorën tënde mbi mua.
Njohja jote është shumë e mrekullueshme për mua,
aq e lartë, sa unë nuk mund ta arrij.

Ku do të mund të shkoja larg Frymës sate,
ose ku do të mund të ikja larg pranisë sate?
Në rast se ngjitem në qiell, Ti je atje;
në rast se shtrij shtratin tim në Sheol, Ti je edhe atje.
Në rast se marr krahët e agimit dhe shkoj të banoj në skajin e detit,
edhe aty dora Jote do të më udhëheqë,
dhe dora jote e djathtë do të më kapë.

Lutje në kohë nevoje




Lutje në kohë nevoje

Perëndi i tërëfuqishëm,
Atë i mëshirave dhe i çdo ngushëllimi,
eja ndihmomë dhe çliromë nga kjo vështirësi, që më shqetëson.
Besoj, o Zot, se të gjitha provat e jetës janë nën kujdesin tënd
dhe se gjithçka punon për të mirën e atyre që të duan.
Largo prej meje frikën, ankthin dhe hidhërimin.
Ndihmomë t’i përballoj vështirësitë e mia me besim,

Lutje për të falënderuar Perëndinë për gjithçka


 Lutje për të falënderuar Perëndinë për gjithçka
Himni Akathist: Lavdi Ty, o Perëndi, në jetë të jetëve!


Shkurtorja 1
Zot i paprishur, dora jote e djathtë kontrollon gjithë rrjedhën e jetës njerëzore, sipas akteve të Përkujdesjes sate për shpëtimin tonë. Të falënderojmë për të gjitha bekimet e tua, të ditura dhe të paditura, për jetën tonë tokësore dhe për gëzimet qiellore të mbretërisë sate të ardhshme. Prandaj, zgjate mëshirën tënde drejt nesh që po të këndojmë: Lavdi Ty, o Perëndi, në jetë të jetëve!

Shtëpia 1
Fëmijë i dobët dhe i pambrojtur linda, por engjëlli yt, duke hapur flatrat e tij të ndritshme, e ruajti djepin tim. Qëkur linda drita jote ndriçoi shtigjet e mia dhe mrekullisht më udhëhoqi drejt dritës së përjetshme. Që nga dita e parë e deri më sot, dhuntitë bujare të përkujdesjes sate mrekullisht më kanë mbuluar. Ty të jap falënderime, dhe bashkë me gjithë të tjerët që të njohin, thërres:
Lavdi Ty, që më krijove!
Lavdi Ty, që hape përpara meje bukurinë e gjithësisë!
Lavdi Ty, që nëpërmjet qiellit edhe dheut më zbulove librin e përjetshëm të urtësisë!
Lavdi përjetësisë sate, brenda kësaj bote fluturake!

Lutje që Zoti të më ndihmojë që...



 Në qetësi, të gjej paqe, jo vetëm boshllëk.
 Në vuajtje, të gjej kuptim, jo vetëm agoni.
Në dituri, të gjej urtësi, jo vetëm informacion.
Në monotoni, të gjej rregull, jo vetëm mërzitje.
Në rregull, të gjej qëllim, jo vetëm gjërat që i prisja.
Në jetën e përditshme, të gjej të papritura, jo vetëm nënshtrim.
Në lutje, të Të gjej Ty, jo vetëm dëshirat e mia.
Në ndryshim, të gjej premtime, jo vetëm kërcënime.
Në mundësitë, që më jepen të gjej një rrugë, jo vetëm probleme.
Në mëkat, të gjej falje, jo vetëm faj.
Në problem, të gjej zgjidhje, jo vetëm dëshpërim.
Në udhëheqje, të gjej drejtim, jo vetëm pushtet.
Në kohë vuajtjesh, të gjej besim te Ti, jo vetëm pasigurinë time. Amin.

Lutje për bashkim


 Lutje për bashkim

O Zot Jisu Krisht, Qengji i Perëndisë, që ngrite mbi vete mëkatin e botës;
që me ngjitjen në Golgotha na çlirove prej mallkimit të Ligjit dhe restaurove shëmbëlltyrën tënde të rënë;
që shtrive duart e përmbikulluara mbi Kryqin,
duke i bashkuar në të bijtë e shpërndarë të Perëndisë
dhe që në zbritjen e Shpirtit të tërëshenjtë i thirre të gjithë njerëzit në bashkim.

Ti, që je shkëlqimi i Atit, përpara se të shkoje te vepra e madhe dhe e shenjtëruar, për shpëtimin e botës,  iu lute Atit tënd, që të gjithë të jenë një,

Lutje për të jetuar ditën e re në Zotin



O Zot, ndihmomë të përballoj me qetësi shpirtërore gjithë gjërat që do të më sjellë dita e sotme. 

Ndihmomë të dorëzohem tërësisht në dëshirën tënde të shenjtë. 

Në çdo orë të ditës ndriçomë dhe forcomë për çdo gjë.
Çfarëdolloj lajmesh nëse marr sot, mësomë t’i pranoj me qetësi dhe me besim të patundur, se asgjë nuk ndodh pa e lejuar Ti. 
Udhëhiqmë mendimet dhe ndjenjat në gjithë punët dhe fjalët e mia. 
Në rastet e papritura mos më lër të harroj se të gjitha lejohen nga Ti. 
Mësomë të sillem me çdo pjesëtar të familjes sime dhe me të gjithë të afërmit e mi me drejtësi dhe urtësi, me qëllim që të mos turbulloj dhe të mos mërzit asnjë. 
O Zot, jepmë fuqinë të duroj mundimin dhe gjithë ngjarjet e kësaj dite, në gjithë kohëzgjatjen e saj. 
Udhëhiq dëshirën time dhe mësomë të lutem, të besoj, të duroj, të fal dhe të kem dashuri. Amin. 





 Foto: Lutje për  të jetuar ditën e re në Zotin 
O Zot, ndihmomë të përballoj me qetësi shpirtërore gjithë gjërat që do të më sjellë dita e sotme. 
Ndihmomë të dorëzohem tërësisht në dëshirën tënde të shenjtë. 
Në çdo orë të ditës ndriçomë dhe forcomë për çdo gjë.
Çfarëdolloj lajmesh nëse marr sot, mësomë t’i pranoj me qetësi dhe me besim të patundur, se asgjë nuk ndodh pa e lejuar Ti. 
Udhëhiqmë mendimet dhe ndjenjat në gjithë punët dhe fjalët e mia. 
Në rastet e papritura mos më lër të harroj se të gjitha lejohen nga Ti. 
Mësomë të sillem me çdo pjesëtar të familjes sime dhe me të gjithë të afërmit e mi me drejtësi dhe urtësi, me qëllim që të mos turbulloj dhe të mos mërzit asnjë. 
O Zot, jepmë fuqinë të duroj mundimin dhe gjithë ngjarjet e kësaj dite, në gjithë kohëzgjatjen e saj. 
Udhëhiq dëshirën time dhe mësomë të lutem, të besoj, të duroj, të fal dhe të kem dashuri. Amin. 
                                                                                            Etërit e Optinës


Çfarë është lutja?



Lutje do të thotë të qëndrosh me mendje në zemër para Perëndisë dhe të qëndrosh para Tij pa pushim ditë e natë, deri në fund të jetës.

Lutja është testi i gjithçkaje, … burimi i gjithçkaje… forca tërheqëse e gjithçkaje … drejtuesi i gjithçkaje.
Lutja është lartësimi i mendjes dhe zemrës tek Perëndia për lavdërim dhe falënderim, si dhe për kërkesë për gjërat e mira që kemi nevojë, shpirtërore dhe materiale.
Lutja lartëson dhe bashkon qeniet njerëzore me Perëndinë.
Lutja është sistemi ynë personal i komunikimit me familjen tonë.