Lutje mirënjohjeje
Zot njeridashës, si nuk e harrove shërbëtorin tënd mëkatar,
por i mbushur me mëshirë më pe nga lavdia jote
dhe m’u shfaqe në mënyrë të pakonceptueshme!
Unë gjithmonë të përbuzja dhe të hidhëroja.
Por Ti, o Zot, për pendimin tim të vogël
më bëre të njoh dashurinë tënde të madhe
dhe mirësinë tënde të pafundme.
Vështrimi yt i ëmbël dhe i butë tërhoqi shpirtin tim.
Si të ta shpërblej, o Zot, ose çfarë himni të të ofroj?
Ti jep hirin tënd, që të digjet pa pushim zemra ime nga dashuria,
dhe nuk gjen më prehje as natë e as ditë nga dashuria hyjnore.
Kujtimi yt ngroh shpirtin tim, që asgjë në tokë nuk e çlodh përveç teje.
Prandaj me lot të kërkoj, dhe përsëri zemra ime dëshiron me zjarr ëmbëlsinë tënde…
O Zot, bëmë që të dua vetëm Ty.
Ti më krijove; Ti më ndryshove me Pagëzimin e shenjtë;
Ti më fal mëkatet e mia dhe më jep hirin të kungohem me Trupin dhe Gjakun tënd të çmuar.
Jepmë fuqinë të qëndroj gjithmonë pranë teje. O Zot,
jepmë pendimin e Adamit dhe përulësinë tënde. Amin.
Shën Siluan Athoniti
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment