UNE mund të bëj shumë më tepër sesa ti kërkon ose mendon.


UNE mund të bëj shumë më tepër sesa ti kërkon ose mendon. E ke të shkruar edhe në Shkrimin e Shenjtë, që ta kujtosh vazhdimisht: “Por Atij që sipas fuqisë që vepron në ne, mund të bëjë jashtë mase më tepër nga sa kërkojmë dhe mendojmë, Atij i qoftë lavdia në kishën, në Krishtin Jisu për të gjithë brezat, në jetë të jetëve. Amin”. Ef. 3:20-21

Eja tek Unë me pritshmëri pozitive, duke ditur që nuk ka kufi për ato që Unë mund të realizoj. Kërkoji Shpirtit të Shenjtë të kontrollojë mendimet e tua, që kështu të kesh mendime të mira për Mua, “sepse mendja e mishit është vdekje, por mendja e Frymës është jetë dhe paqe”. Rom.8:6

Mos u dekurajo nga fakti që shumë prej lutjeve të tua nuk e kanë marrë ende përgjigjen. Koha është mësues. Ajo të mëson ty si të presësh për Mua, si të më besosh në kohë të vështira. Sa më ekstreme të jenë rrethanat, më shumë do të shikosh Fuqinë dhe Lavdinë Time të veprojë në situatën tënde.
“Të rinjtë mundohen dhe lodhen, të rinjtë e zgjedhur me siguri pengohen dhe rrëzohen, por ata që shpresojnë te Zoti fitojnë forca të reja, ngrihen me krahë si shqiponja, vrapojnë pa u lodhur dhe ecin pa u lodhur”. Isaia 40:30-31



Në vend që të lejosh vështirësitë të të futin në mërzitje, përpiqu t’i shikosh ato si përgatitje e skenës për ndërhyrjen e lavdisë Sime. Mbai sytë dhe mendjen hapur për të gjitha ato që Unë po bëj në jetën tënde. “Edhe çdo krijesë që është në qiell, mbi dhé, nën dhé dhe në ato që janë në det dhe të gjitha gjërat që janë në to, dëgjova të thoshin: ‘Atij që rri mbi fron dhe Qengjit, i qofshin bekimi, nderi, lavdia dhe sundimi në jetë të jetëve’. Amin”. Zbul. 5:13