Ndiq drejtimin e Tij dhe qëndro në harmoni me planin e mrekullueshëm që Ai ka për ty
A je përpjekur për diçka dhe ke marrë rezultatet që dëshiroje dhe herë tjetër je përpjekur për të njëjtën gjë dhe ke marrë rezultate të tjera? Kjo i ndodhi edhe Moisiut në Shkrimin e Shenjtë. Njerëzit kishin nevojë për ujë dhe Perëndia i tha Moisiut të godasë shkëmbin. Ai e goditi shkëmbin dhe uji buroi menjëherë. Një herë tjetër ata kishin përsëri nevojë për ujë, dhe Perëndia i tha Moisiut : "Foli shkëmbit ". A e dini se çfarë bëri Moisiu? Ai hipi mbi shkëmb dhe e goditi. Ai mendoi: “Eh, kjo funksionoi herën e fundit, do të funksionojë edhe këtë herë”. Por jo, nuk ndodhi ajo që pritej. Perëndia kishte një plan tjetër.
Çështja është që duhet të jemi të hapur dhe të ndreqemi duke u përpjekur të qëndrojmë në rrugën e vullnetit të Perëndisë. Ti mund të bësh të njëjtën gjë, në të njëjtën mënyrë që e bërë herën e fundit dhe të marrësh rezulate të ndryshme. Ajo mund të mos të jetë diçka e madhe, por si Moisiu, ndoshta është diçka e vogël. Ndonjëherë një shtyrje e vogël, një përshtatje e vogël mund të sjellë ndryshim të madh në rezultat.
Sot, sigurohu që nuk po i bën gjërat thjesht sepse kjo është mënyra që ti i ke bërë gjithmonë më parë. Përkundrazi, dëgjo zërin e Shpirtit të Shenjtë brenda teje.
Ndiq drejtimin e Tij dhe qëndro në harmoni me planin e mrekullueshëm që Ai ka për ty! Amin.