Kujto, ti je përfaqësues i Perëndisë në tokë!
A nuk është mirë të dish që nuk ka rëndësi se çfarë ndodhi dje, s’ka
rëndësi çfarë the, s’ka rëndësi çfarë bëre, mëshira e Perëndisë është e
re për ty sot? Mëshira është fuqizuese. Ajo na jep liri për të bërë
zgjedhjet e duhura dhe të jetojmë në një mënyrë që i pëlqen Zotit. Ne
duhet të kujtojmë gjithmonë që Zoti nuk na dënon. Në letrën drejtuar
Romakëve na thuhet se nuk ka asnjë dënim
për ata që janë në Krishtin. Perëndia dëshiron të na dojë dhe të na
pajisë për të kapërcyer këtë jetë.
A ke nevojë për mëshirë të
re sot? Merre atë me anë të besimit. Nuk nevojitet t’i lypësh Perëndisë
të të falë. Ai të fal që herën e parë që kërkon falje, por varet nga ty
nëse e merr këtë falje. Sot hape zemrën dhe prano mëshirën e Tij. Lejo
Atë të derdhë mbi ty paqen dhe gëzimin e Tij. Pastaj tregoja këtë
mëshirë të tjerëve. Kujto, ti je përfaqësues i Perëndisë në tokë. Ndërsa
u tregon dashurinë dhe karakterin e Tij të tjerëve, Ai do të derdhë mbi
ty bekimin e Tij dhe do të të përdorë në mënyra që kurrë nuk i
ëndërrove.
Amin.