UNE JAM SHUME I BEKUAR, s’kam pse stresohem!
"Unë kam pritur me durim Zotin për të më ndihmuar, dhe ai u kthye nga unë dhe dëgjoi britmën time. Ai më nxori nga gropa e dëshpërimit ... Ai i vendosi këmbët e mia në tokë të fortë ... Më ka dhënë një këngë të re për të kënduar ... ". Psalmi 40:1-3
A ke ndjerë ndonjëherë sikur ke qenë në një gropë dëshpërimi? Ashtu si Perëndia nxori Davidin, Ai do të të nxjerrë edhe ty. Aty ku je tani, nuk është gjendja ku do të qëndrosh. Para teje ke ditë më të ndritshme të mbushura me hir, përparim dhe rritje. Ndërsa ecën me drejtësi para Tij, Ai nuk do të privojë asnjë të mirë prej teje.
Vini re që Perëndia na jep një këngë të re. Ne duhet të bëjmë pjesën tonë për të kënduar këtë këngë. Kjo do të thotë që ti nuk vjen vërdallë duke folur për problemet e tua, sa keq janë gjërat, apo si ti nuk do t’ia dalësh kurrë mbanë. JO, ti ke këngën e fitores! Nëse dikush të pyet si po kalon, qëndrimi yt duhet të jetë: “UNE JAM SHUME I BEKUAR, s’kam pse stresohem! Unë po eci përpara në fuqi dhe forcë”.
Kujto, lavdërimi paraprin fitoren, dhe Bibla na thotë se Zoti fronëzohet mbi lavdërimet tona. Ndërsa ti e madhëron dhe e lartëson Atë, Ai do të të nxjerrë prej dëshpërimit tënd.
Ai do t’i vendosë këmbët e tua në tokë të fortë dhe do të të çojë drejt gëzimit dhe fitores në çdo aspekt të jetës sate. Amin.