Ti je kryevepër e vetë Perëndisë!


"Jemi kryevepra e tij, e krijuar në Krishtin Jisu për vepra të mira që Perëndia përgatiti që më parë, që të ecim në to". Ef.2:10

Ti je kryevepër e vetë Perëndisë! Kjo do të thotë që nuk je i rëndomtë ose i nivelit të mesëm; je unik, s’ka tjetër si ty. Kur Perëndia të krijoi, Ai shpezoi kohë që të të bëjë ty ashtu si Ai dëshironte të ishe. Ai të dha personalitetin e duhur, dhuratat e duhura, telentet e duhura, dhe lidhjet e duhura për të bërë pikërisht atë për të cilën Ai të ka thirrur.
Çështja është: A e di ti çfarë thesari zotëron?

Sot, mos zgjidh të jetosh një jetë mesatare. Hapi thesaret e fshehura brenda teje. Çdo mëngjes kur ngrihesh nga gjumi, thuaji vetes: Unë jam një kryevepër! Unë jam i zgjedhur nga Zoti, dhe unë jam një person me vlera dhe rëndësi të jashtëzakonshme!

Kujto, ti je unik – kjo do të thotë që nuk duhet të bëhesh si gjithë të tjerët; Perëndia të formoi në atë mënyrë për një qëllim të caktuar. Çdo gjë në ty është unike, dhe çdo detaj yti ka rëndësi.


Sot pranoje dashurinë e Tij, sepse ti je thesari i Tij shumë i çmuar! Amin.