Premtimi Yt më jep jetë

Premtimi Yt më jep jetë

Ndonëse fiku nuk do të lulëzojë dhe nuk do të ketë asnjë fryt te hardhitë… .
Unë do të ngazëllohem te Zoti
dhe do të gëzohem te Perëndia i shpëtimit tim. Habakuku 3:17-18

Të gjithë kemi ëndrra dhe qëllime të cilat Perëndia i ka vendosur ne zemrën tonë, gjëra për të cilat besojmë, rrethana për të cilat po lutemi të ndryshojnë. Këto premtime mbillen si farat. Ato nuk realozohen brenda natës. Gjithmonë nevojitet një kohë pritjeje. Periudha që nga momenti kur fillojmë të lutemi deri në momentin kur shohim të realizohet quhet prova e besimit tonë.
Në këtë periudhë shumë njerëz dekurajohen dhe heqin dorë. Ata fillojnë të besojnë mendimet negative: “S’ka për të ndodhur kurrë. Ka kaluar shumë kohë”.
Tashmë ajo farë qëndron aty, e përgjumur, por ende e gjallë. Ajo e ka potencialin ende.
Ti duhet të bësh pjesën tënde dhe të fillosh ta vaditësh farën.
Mënyra se si vadit është duke falënderuar paraprakisht Perëndinë dhe duke shpallur Fjalën e tij.
Mo prit derisa të marrësh premtimin. Ti duhet ta falënderosh Perëndinë për përgjigjen që po dërgon.
Sot, s’ka rëndësi me çfarë po përballesh, dije që Perëndia është më i madh se të gjitha. Ai e ka përgjigjen dhe po punon në fshehtësi për të mirën tënde. Gjatë gjithë ditës thuaj: “Atë, të falënderoj se çdo gjë që prek lulëzon dhe shkon mbarë. Të falënderoj që hiri Yt më rrethon si strehë”.
Falënderoje Perëndinë papaprakisht,


vaditi farat e besimit
mbështetu te çdo premtim që Ai ka për ty! Amin