A mendon që ëndrrat e tua janë shumë më të mëdha sesa Perëndia mund të realizojë?


A mendon që ëndrrat e tua janë shumë më të mëdha sesa Perëndia mund të realizojë?
A mendon që një lidhje ka shkuar aq keq sa dhe Zoti nuk mund ta rregullojë?
A mendon se duhet të jetosh me sëmundje pjesën e mbetur të jetës sate?
“Ah, Zot, Zot! Ja ti e sajove qiellin dhe tokën me fuqinë tënde të madhe dhe me krahun tënd të shtrirë. NUK KA ASGJE TEPER TE VESHTIRE PER TY!” Jer. 32:17
Ki një vision të ri, sot, sepse nuk ka asgjë të vështirë për Perëndinë! Perëndia sot të thotë: “Unë jam i plotfuqishëm. Unë mund ta ndryshoj tërësisht situatën”. Pavarësisht si duken gjërat në mënyrë të natyrshme, ne i shërbejmë një Perëndie të mbinatyrshëm. Mund ta themi ndryshe vargun e sotëm:”A ka gjë tepër të mrekullueshme për Zotin?”
Herën tjetër kur të mendosh: “Kjo është mrekullueshme, nuk besoj të realizohet”, kujto, Perëndia dëshiron të të bekojë përtej ëndrrave të tua të paarritshme. Hiq kufijtë dhe beso që Ai ka përgatitur gjëra të mrekullueshme për ty!

Amin