Eja tek Unë me dëshirë për të mësuar, i gatshëm për të ndryshuar.
Eja tek Unë me dëshirë për të mësuar, i gatshëm për të ndryshuar.
Të ecësh me Mua është jetë e ripërtëritjes së vazhdueshme.
Ndërsa je futur në Vitin e Ri mos qëndro në rrugët e vjetra.
Përkundrazi, kërko Fytyrën Time me mendje të hapur, duke ditur që udhëtimi yt me Mua nënkupton transformim nëpërmjet ripërtëritjes së mendjes sate, siç e thekson edhe Shkrimi i Shenjtë: “Dhe mos u konformoni me këtë botë, por transformohuni me anë të ripërtëritjes së mendjes suaj, që të provoni cili është i miri, i pëlqyeri dhe i përsosuri vullnet i Perëndisë”. Rom. 12.2
Ndërsa ti i përqendron tek Unë mendimet e tua, dije që Unë jam tërësisht i kujdesshëm ndaj teje. Unë të vështroj vazhdimisht dhe kudo, sepse spektri i përkujdesjes Sime është i pakufishëm. Unë të njoh dhe të kuptoj plotësisht; mendoj për ty me dashuri të përjetshme.
Unë i di edhe planet që kam për ty; plane që të përparosh, jo të prishesh, plane që të të japin shpresë dhe të ardhme, ashtu si edhe është shkruar: “Sepse Unë i njoh mendimet që kam për ju – thotë Zoti - mendime paqeje dhe jo të së keqes, për t’ju dhënë një të ardhme dhe një shpresë”. Jer. 29:11
Dorëzoje veten plotësisht në udhëtimin drejt Meje, në anventurën e të qenit i vëmendshëm për Praninë Time.