Perëndia të do më shumë se çdokush tjetër. ASGJE nuk e ndryshon këtë të vërtetë. Ajo të ndryshon ty.

Perëndia të do më shumë se çdokush tjetër. 
ASGJE nuk e ndryshon këtë të vërtetë. Ajo të ndryshon ty.

Është e natyrshme që kur i kemi bërë padrejtësi dikujt, ndonjëherë është më e lehtë t’u shmangemi atyre sesa të përballemi me gjendjen e sikletshme apo refuzimin e mundshëm. Nuk është për t'u habitur që njerëzit nganjëherë kanë pikërisht të njëjtin qëndrim edhe ndaj Perëndisë.

A keni dëgjuar ndonjëherë dikë të thotë: "Nëse shkoj në kishë, muret do të më mbulojnë”? Ata mendojnë se duhet të qëndrojnë larg për shkak të asaj që kanë bërë. Por asgjë nuk mund t’i largohet të vërtetës! Perëndia nuk është i zemëruar me ty; Ai është çmendurisht në dashuri me ty! Ai po të pret me krahëhapur. S’ka rëndësi kush je ose çfarë ke bërë; dije që mirësia e Tij është ajo që të tërheq drejt Tij.


Sot, mos lejo dënimin të të pengojë nga të kthyerit te Perëndia.
Besoji mirësisë së Tij.
Beso që Ai dëshiron që ti ta përjetosh mirësinë e Tij.
Ai dëshiron të të tregojë besnikërinë e Tij.
Ai ka premtuar që nuk do të të lërë as nuk do të të braktisë kurrë.
Kthehu tek Ai sot dhe lejoje Atë të derdhë mbi ty mirësinë e Tij të dashur dhe të të forcojë të ecësh në fitore gjithë ditët e jetës sate. Amin.