Hiqe etiketën që të largon nga bekimi i Zotit
Hiqe etiketën që të largon nga bekimi i Zotit
Kur ti bën ndonjë gabim, për fat të keq, kritikuesit dhe dashakeqët shfaqen dalin menjëherë nga strofat e tyre. Njerëzit do të të thonë: "Ti je i dështuar. Tani është shumë vonë”.
Nëse ti e pranon këtë etiketë, kjo do të të largojë nga e ardhmja e mrekullueshme që Perëndia ka përgatitur për ty.
Zoti thotë: "Mëshira ime është më e madhe se çdo gabim";
"Unë ende mund të të çoj te qëllimi yt";
"Unë do të të jap bukuri në vend të hirit”;
“Unë do të paguaj dyfish për çdo padrejtësi që të ka ndodhur”.
Ti nuk do të ishe gjallë, nëse Perëndia nuk do të kishte një triumf tjetër për të ardhmen tënde.
Pse nuk e heq etiketën: “I dështuar”? Hiqi etiketat: “I pavlerë”, “fajtor”, i dënuar” dhe vendos disa etiketa te reja: I çmuar, i shpërblyer, i ripërtërirë, i falur, e ardhme e ndritshme, fillim i ri.
Gjithmonë kujto, ti je krijuar sipas imazhit të Perëndisë së Plotfuqishëm. Perëndia nuk ka bërë asnjë gabim.
Je në formën e përsosur.
Ke personalitetin e duhur,
talentet e duhura,
pamjen e duhur,
ngjyrën e duhur të lëkurës.
Ti nuk je një rastësi.
Perëndia të formoi pikërisht për garën që është para teje. Je plotësisht i pajisur për këtë jetë, dhe mëshira e Tij është më e madhe se çfarëdolloj gabimi që ti mund të bësh.
Përqafo të vërtetën dhe fitoren që Ai ka përgatitur për të ardhmen tënde. Amin.