"Para se Unë të të formoja në barkun e nënës, të kam njohur ... ". Jeremia 1:5


"Para se Unë të të formoja në barkun e nënës, të kam njohur ... ". Jeremia 1:5
Çfarë mendim i mrekullueshëm: Zoti të njihte që para se të kishe lindur! Ai pa substancë tënde të paformuar dhe tha: "Unë kam një qëllim për këtë qenie. Kam plane të mira për të”!
Pastaj Ai fryu jetën e Tij në ty dhe të solli në këtë botë nëpërmjet nënës dhe babait tënd. Ata mund të kenë pasur probleme, por kjo nuk duhet të të ndalonte ty të bëheshe ajo që Perëdnia kishte qëllim për ty. Ti je zgjedhur me kujdes nga Zoti i Plotfuqishëm, që të jesh këtu në këtë kohë të historisë!
Ndonjëherë dëgjojmë prindërit të thonë: "Nuk e pritëm këtë fëmijë. U habitëm. Ishte rastësi ".
Jo, ky fëmijë ndoshta ka qenë një e papritur për ju, por jo për Perëndinë e Plotfuqishëm.
Asnjë fëmijë nuk mund të vijë në jetë nëse Perëndia nuk fryn jetën e Tij në të. Ti mund të mendosh: "Unë isha e padëshiruar. Unë erdha nga në shtatzani e papritur”. Jo , ti nuk do të ishte aty, nëse Perëndia nuk do të kishte dhënë jetë.


Në sytë e Perëndisë, nuk ekziston gjë e tillë si të qenit i paligjshëm. Mos harro, Ai të njihte që para se të vije në këtë botë. Mbështetu në dashurinë e Tij duke e ditur se je person me një qëllim, dhe je pjesë e planit të Ti të fuqishëm!
Lutje për sot
Zoti im, të falënderoj që më zgjodhe që para se të vija në këtë botë. Të falënderoj që më njeh dhe më shfaq Veten Tënde. Besoj se Ti po punon në jetën time sot, edhe kur unë nuk mund ta shikoj. Unë do të qëndroj në besim duke ditur që Ti ke plan të fuqishëm për mua. Amin.