A nuk e dini se vrapuesit në stadium që të gjithë vrapojnë, po një e merr çmimin?
Kështu, vraponi që ta merrni. 1Kor.9:24
Shumë njerëz sot harxhojnë kohë dhe energji të vlefshme duke u përpjekur të kënaqin çdo person rreth tyre. Ata dëshirojnë të pranohen, të miratohen dhe të pëlqehen. Nuk ka asnjë gjë të keqe në këtë, por ti nuk duhet të lejosh opinonet e të tjerëve të bëhen përqendrimi yt ose të të shpërqendrojnë nga ajo që të ka thirrur Perëndia.
Në fakt, kur një vrapues profesionist garon, nuk e shikojmë të vështrojë vërdallë vrapuesit e tjerë, duke pyetur veten si po shkojnë ata.
Jo, ata e kanë mendjen të përqendruar në një gjë: fundi i garës.
Ata nuk harxhojnë energjitë me vlerë duke u karahasuar me të tjerët ose duke pyetur çfarë po ndodh rreth tyre.
Përkundrazi, ata përqendrohen të fitojnë çmimin.
Kështu duhet të jemi në jetë – të përqendruar për të fituar çmimin e kurorës së triumfit në jetë.
Sfida ime për ty sot është:
Vrapo garën tënde.
Mos lejo që njerëzit të të zënë frymën në mykun e tyre.
Kujto, ti nuk duhet të luash me njerëzit.
Nuk duhet të mërzitesh se çfarë mendojnë të tjerët.
Përderisa je i ndershëm për atë që Perëndia ka vendosur në zemrën tënde, mos shiko majtas e djathtas.
Përqendrohu te qëllimet e tua.
Vrapo garën tënde për të fituar çmimin dhe ndero Perëndinë në çdo gjë që bën. Amin.
No comments:
Post a Comment