Sa herë që ora shënon mesnatën, një ditë bëhet histori dhe një ditë e re fillon.
Nuk shkojmë dot pas, as nuk hidhemi dot përpara.
Nëse je si unë, ti do ta shohësh çdo “sot” si një mundësi për t’u bërë gjithçka që mund të jesh për Jisuin,
dhe të përjetosh jetën e Tij me bollëk.
Unë nuk dëshiroj të humbasë asgjë të së sotmes, por disa herë armiku (djalli) ma vjedh gëzimin e së tashmes duke më bërë të ndiej keqardhje për të shkuarën ose shqetësim për të ardhmen.
A e keni vënë re që Satanai përpiqet ta rrënojë të sotmen tonë duke na sjellë në mendje gjëra negative që kanë ndodhur në të shkuarën?
Ai dëshiron që të sjellin ndër mend çdo lëndim, çdo ofendim, çdo padrejtësi dhe çdo gabim; edhe pse, ajo që ndodhi ndodhi.
Ti nuk mund të kthehesh pas, as unë.
Satani përpiqet edhe të na vjedhë gëzimin, paqen dhe kënqësinë duke na tunduar të shqetësohemi për të ardhmen, dhe duke na frikësuar më atë që ende s’ka ndodhur.
I tij është zëri që pëshpërin:
“Po sikur ta humb punën?
Po sikur mos të më dalin të ardhurat për faturat që kam për të paguar?
Po sikur fëmija im të mos kthehet te Zoti?
Po sikur të më dalin keq analizat?
Po sikur martesa ime të mos rregullohet?”
Më beso, armiku (djalli) do të përpiqet ta shkatërrojë të sotmen tënde duke të shkaktuar shqetësime për të nesërmen. Mos e lejo ta bëjë këtë. Amin.
.
No comments:
Post a Comment