Në momentet e tua të errëta, dije që nuk je vetëm!

Edhe në momente të errëta, Perëndia është aty. Drita e Tij ende ndicon.
Edhe në momente të errëta, Perëndia është aty. Drita e Tij ende ndicon.

Drita lind në terrr për ata që janë të drejtë,
për njeriun e dhembshur, të mëshirshëm dhe të drejtë. Ps. 112:4

Secili prej nesh kalon periudha të vështira ose kohë kur gjërat duken të errëta.
Gjatë këtyre kohërave sfiduese, dije që nuk je vetëm.  
Perëndia ka një plan për të larguar errësirën. Ai do ta shpërthejë dritën e Tij në ty.
Vër re që vargu i sotëm nuk thotë: Drita do të vijë në ty. Jo, ai thotë që drita lind, shpërthen.
Kjo do të thotë që papritur, ti do të shikosh mirësinë e Perëndisë.
Papritur Ai do të të përkrahë.
Papritur, zgjidhja do të vijë.
Nëse je duke kaluar kohë të vështirë, përgatitu për mirësinë e Perëndisë në mënyrë të re.

Dije që drita e tij do të shpërthejë.

Përgatitu për zbulime të reja.
Përgatitu për përkrahje.
Përgatitu për ripërtëritje.
Ndoshta e ke pasur atë problem për një kohë shumë të gjatë, por sot mund të jetë dita që të ndryshojë.
Papritur, gjërat ndryshojnë. Perëndia dëshiron që lavdia e Tij të duket në ty.
Ai dëshiron që ti të dallohesh në mes të të tjerëve.
Ai dëshiron që të jesh aq i bekuar, saqë çdokush rreth teje të shohë mirësinë e Tij në ty.
Pra, mba qëndrim, beso, shpreso
dhe vazhdo ta shpallësh Fjalën e Tij, sepse drita e Tij do të shpërthejë. Amin

No comments:

Post a Comment