Kujto, në anën tjetër të zjarrit është një vend begatie dhe bekimi!


… kemi kaluar nëpër zjarr dhe nëpër ujë,
por ti na ke nxjerrë jashtë në një vend të freskëtPs. 66:12

Në Shkrimin e shenjtë, tre adoleshentëve hebrenj, Shadrak, Meshak dhe Abedneg, iu thanë t’i gunjëzohen idhullit të mbretit ose do t’i hidhnin në një furrë të zjarrtë.  

Ata thanë: “Jo, mbret. Nuk do të përkulemi. Ne e dimë që Perëndia ynë do të na shpëtojë”.
Qëndrimi i tyre ishte: “Në nuk shqetësohemi për këtë. E dimë që kemi fuqi të brendshme. E dimë që çdo gjë do të jetë mirë”.
Vini re, ata nuk e kundërshtuan.
Nuk u mërzitën.
Nuk u ankuan.
Kishin paqe.
Ata e dinin që dora e Perëndisë së gjithfuqishëm ishte me ta.

Rojet i hodhën ata në furrën përvëluese, dhe kur të gjithë menduan që mbaruan, ata dolën jashtë saj, madje pa asnjë shenjë tymi.
Vini re, Perëndia nuk i shpëtoi nga zjarri;
Ai i shpëtoi nëpërmjet zjarrit.

Ndoshta sot ti po kalon nëpërmjet një zjarri.
Dije që Perëndia është me ty.

Ai po punon me ty, dhe Ai po tregon lavdinë e Tij nëpërmejt teje.

Kujto, në anën tjetër të zjarrit është një vend begatie dhe bekimi!
Ji i fortë dhe do të shikosh përmbushjen e premtimeve që Ai ka për ty. Amin.  

No comments:

Post a Comment