... kjo e largon gjithë tensionin prej teje!

 Në jetë jemi shpesh duke pritur për diçka; presim që të na realizohet një dëshirë, presim të takojmë personin e duhur, presim që një problem të zgjidhet.

Kur gjërat nuk ndodhin aq shpejt sa do të dëshironim, është e lehtë të irrohemi.
Por ti duhet të kuptosh se që në momentin që u lute, Perëndia vendosi një kohë të caktuar që të marrësh premtimet.
Perëndia ka një kohë të caktuar për mundësinë tënde.
Ka një kohë të caktuar që problemi yt të zgjidhet; një kohë të caktuar për të të shëruar, për të të përkrahur, për të depërtuar në ty.
Mund të jetë nesër, ose javën tjetër, ose pesë vite më vonë.
Por kur ti e kupton që koha për ty tashmë është vendosur, kjo e largon gjithë tensionin prej teje!
Ti nuk do të jesh më i shqetësuar duke pyetur veten nëse ajo do të ndodhë ndonjëherë.


Ti do të qetësohesh dhe do të kënaqesh në jetë duke ditur që premtimi tashmë është programuar dhe përgjigjja për ty po vjen.

Lutje për sot:
Atë, kam vendosur të besoj në planifikimet e tua.
Besoj që Ti mendon më të mirën për mua.
Besoj që Ti punon në fshehtësi për të vepruar tek unë.
Të falënderoj që rregullon hapat e mi dhe më drejton në jetën e bekuar që Ti ke përgatitur për mua në emrin e Jisuit. Amin.

No comments:

Post a Comment