Jeto dhe puno në bashkëpunim me MUA


Të jetosh me besim te Unë është një aventurë e shkëlqyer.
Shumica e njerëzve vrapojnë andej-këndej dhe janë gjithmonë të zënë duke u përpjekuar të arrijnë gjërat me fuqinë dhe zotësinë e tyre.
Disa kanë sukses të jashtëzakonshëm; të tjerë dështojnë në mënyrë të tmerrshme. Por që të dy grupet e humbin qëllimin e jetës:  jeto dhe puno në bashkëpunim me MUA.

Kur ti beson tek UNË vazhdimisht, e tërë perspektiva jote ndryshon.
Ti shikon të ndodhin mrekulli rreth teje, ndërsa të tjerët shikojnë ngjarje normale dhe “rastësira”.
Ti e fillon çdo ditë me shpresë të gëzueshme, gati për të parë çfarë do të bëjë UNË. 
Ti i pranon dobësitë si dhuratë prej MEJE, duke e ditur që Fuqia IME punon më me lehtësi për shenjtërimin e dobësive.
Ti ke planet e tua eksperimentuese, duke e ditur që planet e MIA janë shumë më të mrekullueshme.
Me ndërgjegje ti jeton, lëviz dhe ekziston tek UNË, duke dëshiruar që Unë të jetoj në ty.
Unë në ty, dhe ti në MUA.
Kjo është aventura intime që Unë të ofroj.

Edhe më tha: Të mjafton hiri im; sepse fuqia ime në dobësi tregohet e përsosur. Me gëzim të madh pra do të mburrem më tepër për dobësitë e mia, që të rrijë tek unë fuqia e Krishtit. Prandaj kënaqem në dobësira, në fyerje, në nevoja, në përndjekje, në shtrëngime, për Krishtin, sepse kur jam i dobët, atëherë jam i fuqishëm. 2Kor.12:9-10

Sepse me anë të tij rrojmë, dhe lëvizim, dhe jemi, sikurse edhe disa nga poetët tuaj kanë thënë: Sepse edhe jemi farë e tij. Vep.17:28

Sikurse pra e keni marrë Zotin Jisu Krisht, në atë ecni,  duke u rrënjosur e duke u ndërtuar tek ai, edhe duke u forcuar në besim, sikundër u mësuat, duke tepruar në të me falënderim. Kol.2:6-7

Në atë ditë ju do ta njihni, se unë jam në Atin tim, edhe ju në mua, dhe unë në ju. Jn.14:20

No comments:

Post a Comment