Ai nuk na krijoi sipas imazhit të Tij, dhe nuk na kurorëzoi me nderin e Tij, dhe nuk na pajisi me fuqinë e Tij,
thjesht për të bërë ca lëvizje në jetë.
Ti ndoshta ke pasur disa pengesa, gjërat nuk kanë ecur në favorin tënd, erërat ndaluan dhe velat e anijes nuk punuan, por sot është një ditë e re!
Perëndia dëshiron të ta ripërtërijë frymën e jetës.
Ndërsa rifiton zellin dhe pasionin tënd, gjërat do të shkojnë në favorin tënd, erërat mund të fryjnë përsëri.
Kur ti jeton sipas Perëndisë, Ai mund të bëjë që erërat e favorit të kthehen në drejtimin tënd.
Lutje për sot
Atë, të falënderoj për ditën e re,
një tjetër mundësi për të të lavdëruar
dhe për të ndjekur dëshirat që më ke dhënë.
Më ndihmo të jem i mbushur me gëzimin Tënd, i cili është fuqi,
që të mund të të shërbej me gjithë zemrën time në çdo gjë që bëj ne emrin e Jisuit. Amin.
No comments:
Post a Comment