Nëse Perëndia do t’i largonte në moment prej teje disa prej gjërave
për të cilat lutesh, ti nuk do të ishe i përgatitur për atje ku Ai
dëshiron të të çojë. Lejoje Perëndinë të veprojë në ty.
Me fjalë të tjera, ji i mirë me njerëzit që nuk të trajtojnë si duhet.
Bëj më të mirën tënde edhe pse nuk merr vlerësim.
Ki qëndrim të mirë edhe pse jeton në një hyrje të vogël dhe gjithë miqtë e tu kanë shtëpi të mirë.
Kaloji këto prova.
Shën Pavli lutet te Kolosianët 3 që njerëzit të kenë fuqinë të durojnë çdo gjë që jeta sjell.
Ai nuk lutet që Perëndia t’i çlirojë në moment ose t’i heqë vështirësinë.
Ai u lut që ata të kishin fuqinë të kalonin vështirësitë me qëndrim të mirë.
Shën Pavli e kuptonte parimin që Perëndia përdor periudhat e vështira për të na përgatitur për nivelin tjetër.
Sot, nëse po kalon një situatë të vështirë, Perëndia dëshiron të veprojë në ty.
Mbështetu tek Ai.
Dorëzohu procesit të Tij.
Bindju porosive të Tij,
dhe Ai do të të çojë drejt triumfit. Amin.
No comments:
Post a Comment