Kur ndihesh i tronditur... kujto...

Kur ndihesh i tronditur nga sëmundja, sfidat ose dëshpërimi,
kujto që në ty banon e njëjta Frymë që ngjalli Krishtin prej së vdekurish.
Ndoshta je i rënduar nga ndonjë ves, frikë ose shqetësim,
por asgjë nuk mund t’i rezistojë dot fuqisë së Perëndisë.

Ngrihu dhe thuaj me besim: “Ai të cilin Biri do ta çlirojë është vërtet i lirë. Jisu Krishti më ka ripërtërirë dhe më ka shëruar”!
Kur ngrihesh me besim dhe shpall Fjalën e Perëndisë,
ti vë në veprim fuqinë e Tij në ty – e njëjta fuqi që ngjalli Jisuin prej së vdekurish!
Lutje për sot
Atë, të falënderoj që më mbush me fuqinë Tënde nëpëmjet Shpirtit të Shenjtë.
Sot do ta ushqej besimin tim duke shpallur Fjalën Tënde në jetën time,

që kështu të marr pjesë në jetën që Ti ke përgatitur për mua në emrin e Jisuit. Amin.

No comments:

Post a Comment