... këto Perëndia i bëri gati për ata që e duan atë.

Ato që sy s'i pa, e vesh s'i dëgjoi,
e në zemër njeriu nuk u ngritën,
këto Perëndia i bëri gati për ata që e duan atë.
1 Kor. 2:9 
Pavarësisht sa ke kaluar në jetë, Perëndia ka përgatitur edhe më shumë gjëra për ty.
Ai dëshiron të të çojë në nivele të reja në çdo aspekt të jetës sate.
Të të japë më shumë urtësi, që ti të marrësh vendime më të mira.
Ai dëshiron të të japë më shumë hir, kështu që ti mund të ndikosh më tepër.
Ai do të të bekojë financiarisht, që ti të jesh bekim për të tjerët.
Mos u ngjit pas të njëjtit zakon të vjetër – jeta ka shumë e më shumë për të të ofruar.
Perëndia ka zona të reja që ti t’i zbulosh dhe male më të larta ku ti të ngjitesh.
Ta them me plot siguri që ditët e tua më të mira janë aty para teje.


Sot fillo të mendosh ashtu si mendon Perëndia.
Bibla thotë:”Udha e të drejtit bëhet gjithmonë e më e ndritshme”.
Mendo më përparimin … mendo më të lartat … mendo më gjerë!

Prit të papriturat dhe vështroje jetën me sytë e tu të besimit.
Nëse vepron kështu, Perëndia do të të shfaqet dhe do të të fillojë t’i sjellë gjërat në favorin tënd.
Sot, bëj një hap drejt triumfit në jetën tënde. Amin.

No comments:

Post a Comment