lum ai njeri që gjen strehë tek Ai.
Ps. 34:8
Ku gjen strehë kur të vijnë stuhitë e jetës?
Ku shkon për ngushëllim dhe siguri?
Disa njerëz e kanë më të lehtë të shkojnë të miqtë e tyre, në punë, ose të hanë një akullore.
Nuk ka asgjë të keqe në këto gjëra, por Perëndia Ati kërkon që të shkojmë së pari tek Ai.
Ai do që të gjejmë strehë tek Ai.
Ai dëshiron të na mbrojë, të na përkrahë dhe të na dhurojë fuqinë e Tij.
Ne i shërbejmë një Perëndie të mirë, dhe kur gjejmë strehë tek Ai,
Ai do të derdhë bekimet e Tij të bollshme në jetën tonë.
Sot, provo dhe shih që Zoti është i mirë.
Provo dhe shih që premtimet e Tij janë të mira.
Kur kërkon strehë te Perëndia, Bibla premton që do të gjesh prehje dhe ngushëllim për shpirtin tënd.
Pavarësisht se çfarë po përballon sot, eja tek Ati.
Ai do të të japë paqen dhe fuqinë e Tij, dhe ti do të jetosh jetën e bekuar që Ai ka përgatitur për ty. Amin
No comments:
Post a Comment