Ndoshta ti je duke besuar për diçka dhe ke filluar të mendosh: “A është kjo vërtet për mua? A do të ndodh kjo me të vërtetë?”
Nëse kjo është gjendja jote sot, kujto, Ai që premtoi është besnik!
Dhe besnikëria e Tij nuk varet në aftësinë tënde që të kuptohet.
Besnikëria e Tij nuk varet në planet që ti bën ose në skenaret me të cilat planifikon.
Besnkëria e Tij varet varet në Fjalën e Tij e cila nuk ndryshon kurrë!
Sot, shpalle Fjalën e Tij dhe vazhdo rrëfimin e shpresës.
Ji i sigurt që Perëndia mund të hapë një rrugë atje ku nuk duket se ka ndonjë.
Madje edhe kur mendja jote mund të lëkundet, mos lejo që rrëfimi yt të lëkundet.
Trego që Perëndia po punon në fshehtësi për ty.
Trego që Ai që filloi një punë të mirë në ty është besnik ta përfundojë atë.
Kujto, ka fuqi në fjalët e tua, fuqi nëse fjalët e tua janë sipas Fjalës së Tij.
Ndërsa vazhdon rrëfimin e shpresës, ti do të shikosh besnikërinë e Tij, dhe do të ecësh përpara drejt triumfit në çdo aspekt të jetës sate. Amin.
No comments:
Post a Comment