Para agimit është gjithmonë më errët!
Në vend të turpit tuaj do të keni një nderim të dyfishtë;
Në vend të hutimit do të ngazëllojnë në trashëgiminë e tyre.
Prandaj në vendin e tyre do të zotërojnë dyfishin
dhe do të kenë një ngazëllim të përjetshëm.
Is. 61:7
Në Dhiatën e Vjetër ku është shkruar kjo pjesë, njerëzit e Perëdisë po kalonin një periudhë shumë të errët. Ata ishin në robëri dhe keqtrajtoheshin nga popujt e tjerë. Perëndia u dërgoi këtë premtim për t’i inkurajuar dhe për t’u dhënë shpresë për të ardhmen e tyre, dhe kur erdhi koha, Perëndia ishte besnik ndaj Fjalës së Tij.
A po kalon kohë të vështirë sot?
Ky premtim le të të sjellë edhe ty inkurajim. Perëndia do të të japë edhe ty shpërblim dyfish për vështirësitë e tua.
Ai është Perëndia i ripërtëritjes - që do të thotë Ai jo vetëm që do të shpërblejë për çdo mundim, por Ai do të shkojë më tej dhe do t’i bëjë gjërat edhe më mirë se ç’ishin më parë.
Nëse sot po përballesh me sfida ose po kalon një fatkeqësi, kujto, që pikërisht para agimit është gjithmonë më errët. Ditët e tua janë caktuar të ndriçojnë shumë, sepse Perëndia është besnik.
Ndërsa qëndron në besim dhe i bindesh Fjalës së Tij,
do të marrësh dyfish për mundimet e tua dhe do të shohësh që premtimet e Tij do të përmbushen.
Lutje për sot
Atë, të falënderoj për Fjalën tënde që ndriçon udhën time dhe udhëheq hapat e mi. Sot, e vendos te Ty besmin dhe shpresën time. Falemnderit për ripërtërirjen që sjell në jetën time ndërsa unë përpiqem të mbaj mendjen dhe zemrën në Ty, Zoti im Jisu. Amin.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment