I drejti është i guximshëm si një luan


Fjalët e Urta 28:1 thonë që i drejti është i guximshëm si një luan.
E vetmja mënyrë për të pasur guximin që Perëndia do që ti të kesh është të dish që je i drejtë.
Nëse e di kush je në Krishtin, nëse beson që Perëndia të buzëqesh prej së larti dhe të ka falur mëkatet,
atëherë ti mbështetesh tërësisht tek Ai dhe do të kesh guximin dhe sigurinë që Perëndia do që të kesh.

Jemi të drejtësuar nuk do të thotë që jemi gjithmonë të përsosur.
Nuk do të thotë që nuk do të bëjmë kurrë gabime.

Por kur e vendos zemrën te Perëndia, kur dëshiron t’i pëlqesh Atij, kur Jisui është Zoti dhe Shpëtimtari yt,
atëherë ti je i drejtë nëpërmjet besimit në Të;

je bërë anëtar i familjes së Perëndisë.
Ti nuk bëre asgjë për të merituar këtë drejtësi; e ke dhuratë,

No comments:

Post a Comment