Mbyllja derën frikës!
Në ditët e sotme shumë njerëz jetojnë duke mos shijuar bekimet më të mira të Perëndisë,
sepse kanë lejuar frikën të hyjë dhe të zërë rrënjë në jetën e tyre.
Frika është arma më e fortë që armiku (djalli) përdor për të na penguar të ecim përpara.
Frika nuk është nga Perëndia. Shkrimi i Shenjtë na thotë që frika sjell vuajtje.
Qëllimi i saj është të na paralizojë dhe të na largojë nga bekimet e Perëndisë.
Lajmi i mirë është që Perëndia është më i madh se frika.
Fuqia e Tij në ty është më e madhe se çdo fuqi tjetër që ngrihet kundër teje.
Por, që të ecësh me fuqinë e Tij, duhet t’ia mbyllësh derën armikut. Ta dish që armiku nuk ka asnjë mundësi për të hyrë në jetën tënde, veçse nëse ti i hap një derë dhe i jep të drejtë të hyjë.
Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm çfarë shikojmë, çfarë dëgjojmë, çfarë lexojmë dhe çfarë themi.
Kur e ekspozojmë veten te frika, i japin mundësi armikut.
Nëse e ke lejuar frikën të të robërojë në ndonjë prej fushave të jetës, sot lirohu prej saj – jepi fund frikës.
Mundja e armikut fillon me vendimin për t’i mbyllur derën frikës duke pranuar dashurinë e Perëndisë dhe duke reflektuar mbi premtimet e Tij.
Prano të vertetën e Tij, tregojua edhe me të tjerëve.
Ndërsa i mbyll derën frikës, lejo Zotin të të çlirojë dhe të të drejtojë në fitore. Amin
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
No comments:
Post a Comment