2 Kor.2:14
Në jetë të gjithë përballemi me të papriturat.
Meqë jemi besimtarë, meqë përpiqemi të jemi njerëz të mirë ose përpiqemi të bëjmë gjithmonë të duhurën nuk na përjashton nga problemet.
Shkrimi i Shenjtë thotë: “Shiu bie mbi të drejtët dhe të padrejtët”.
Kur diçka e papritur ndodh ose kur përballesh me një krizë, mos u fut menjëherë në panic ose mos bjer emocionalisht.
Sill ndër mend që krizat për Perëndinë nuk janë surpriza.
Mund të jenë të papritura për ty, por Perëndia e di fundin që prej fillimit.
Ai ka zgjidhje edhe për problemet që ti ende s’i ke.
Ai të ka pajisur për çdo betejë, dhe Ai vetë shkon para teje për të sheshuar vendet e tua të shtrembëra.
Sot mos u përqendro te problemet e tua, por përqendrohu te Perëndia yt.
Përqendrohu te fakti që Ai është me ty. Kujto që Ai ecën përkrah teje, duke të drejtuar dhe udhëzur drejt vendit të paqes dhe triumfit.
Pavarësisht çfarë ka ndodhur, Ai do të marrë atë që i ligu e përdori për keq dhe do ta ndryshojë për të mirën tënde.
Ai na drejton gjithmonë në fitore.
Pra, vazhdo të ecësh përpara duke ditur që Ai ka një plan të mirë për ty. Amin.
No comments:
Post a Comment