... sepse Zoti është me ty!


Pavarësisht çfarë do të sjellë dita e sotme, si një besimtar, prite ditën me guxim dhe besim.
Pse?
Sepse Zoti është me ty, dhe në Të është gjithçka ke nevojë në këtë jetë!
Kjo do të thotë që nëse të nevojitet fuqi për diçka sot, fuqia është me ty.
Nëse sot ke nevojë për urtësi, urtësia është me ty.
Nëse sot ke nevojë për forcë, gëzim dhe paqe, ato janë me ty.
Sot ki besim, duke e ditur që të gjitha nevojat e tua shpirtërore, fizike dhe emocionale, do të përmbushen,  sepse Zoti është me ty.
Dhe mbi të gjitha, Ai ka premtuar që kurrë nuk do të të braktisë.
Kujto, mos e lejo asnjëherë gënjeshtrën e armikut (djallit) ose presionin e botës të të largojë nga premtimet që Zoti ka për ty.
Sot, hape zemrën nëpërmjet besimit dhe merr atë që ke nevojë.
Qëndro me guxim dhe forcë, sepse Zoti është me ty! Amin. 

No comments:

Post a Comment