Mos harxho edhe një ditë tjetër duke qëndruar në hi!



Ai do të të japë: bukuri në vend të hirit;
gëzim në vend të vajtimit;
lavdërim në vend të frymës së ligështuar. Is. 61:3
Secili prej nesh ka përjetuar lëndim dhe zhgënjim.
Të gjithë kemi marrë ndonjë plagë nga jeta.
Por Perëndia nuk do që të qëndrojmë në hirin e së shkuarës;
Ai dëshiron t’i këmbejë plagët tona me shërim, të na japë bukuri në vend të hirit.


Çelësi është që duhet të kemi dëshirë të heqim dorë nga hiri që të marrim bukurinë. 
Ti nuk mund të qëndrosh në të dyja, sepse e shkuara duhet të ketë ikur para se të vijë e sotmja.  

Sot, a je gati ta vendosësh besimin tek Ai për lëndimet e tua të mëparshme?
A je gati ta lejosh dhimbjen të kalojë, të falësh të tjerët dhe veten, që të ecësh përpara në liri.
Mos harxho edhe një ditë tjetër duke qëndruar në hi.
E shkuara ka ikur, por e ardhmja jote po pret.
Lejo Perëndinë të të japë gëzim në vend të vajtimit,
dhe sot lejoje Atë të bëjë diçka të bukur prej hirit të jetës sate. Amin.

No comments:

Post a Comment