Vini re këtë mënyrë kaq të bukur personale që Shën Tihoni, shenjtor rus i shek. XVIII, i lutet Perëndisë:
Dëgjo, shpirti im, Perëndia ka ardhur te ne;
Zoti ynë na ka vizituar!
Për hatrin tim, Ai lindi prej Virgjëreshës Mari,
U mbështoll me pelena; Ai që mbulon qiellin me re
dhe vishet me mantel të shndritshëm.
Për hatrin tim, Ai u vendos na grazhd të përulur;
Ai që ka fronin në qiej dhe këmbët e të cilit prehen mbi tokë.
Për hatrin tim, Ai u ushqye prej qumështit të Nënës së tij;
Ai që ushqen tërë krijesën.
Për hatrin tim, Ai u mbajt në krahët e Nënës së tij;
Ai që mbahet prej Keruvimeve
dhe mban gjithë krijesën në përqafimin e tij!
Për hatrin tim, Ai u rrethpre sipas Ligjit;
Ai që bëri vetë Ligjin.
Për hatrin tim, Ai që ishte i padukshëm u bë i dukshëm dhe jetoi midis njerëzve,
Ai që është Perëndia im.
Perëndia im u bë njeri si unë;
Fjala u bë mish; dhe Zoti im, Zoti i lavdisë për hatrin tim
mori formë shërbëtori dhe jetoi në tokë dhe eci midis nesh,
Ai që është Mbreti i Qiellit.
God and you: Person to person
Atë Antoni Koniaris
No comments:
Post a Comment