Lufto luftën e mirë të besimit, rrok jetën e përjetshme!


Qëndro dhe shiko çlirimin e Perëndisë… 2 Kronikave 20:17
Shumë njerëz sot i largohen çdo gjëje që është e vështirë.
Ata u largohen problemeve.
Ata i largohen përgjegjësisë.
Ata u largohen njerëzve që nuk i pëlqejnë.
Ata i largohen së shkuarës.  
Ata i largohen çdo gëje që i bën të mos ndihen rëhat.   
Në vend që të përballen me problemet dhe të merren me to, ata gjejnë thjesht një mënyrë të lehtë për t’u shmangur dhe zbresin në shtegun ku kërkohet shumë pak qëndrueshmëri.

Po nëse ti do të jetosh në triumf, atë që do edhe Perëndia,
ti duhet të mësosh si të përballesh me sfidat që do të hasësh.  
Vër re që vargu i sotëm nuk thotë: Vrapo derisa të shohësh shpëtimin e Zotit”.
As nuk thotë: “Fshihu derisa Perëndia të të shpëtojë”.

Jo, Perëndia dëshiron të qëndrojmë të fortë,
të jemi sypatrembur dhe të luftojmë luftën e mirë të besimit.  
Dhe lajmi i mirë është që ti nuk do ta bësh luftën vetëm me fuqinë tënde!
Ai të ka pajisur ty me fuqinë e Tij mbinatyrore, që të kapërcesh çdo pengesë.

Sot vendos të qëndrosh i fortë dhe të parballosh sfidat e jetës sate.
Ji sypatrembur dhe guxo të fitosh!
Ndërsa qëndron në besim, ti do të shohësh çlirimin dhe
shpëtimin e Perëndisë së Plotfuqishëm në çdo aspekt të jetës sate. 

Nuk do të jeni ju që do të luftoni këtë betejë,
zini pozicion, qëndroni pa lëvizur
dhe do të shihni çlirimin e Zotit që është me ju. 2 Kronikave 20:17
Amin.

No comments:

Post a Comment