Ata që mbjellin me lot, do të korrin me këngë gëzimi.
Vërtet ecën duke qarë ai që mban farën që do të mbillet,
por ai do të kthehet me këngë gëzimi, duke sjellë duajt e tij. Ps. 126:5-6
Shkrimi i shenjtë flet për kohën e të mbjellave dhe të të korrave ne jetën tënde.
Te Psalmet ai flet për të mbjellurit me lot dhe të korrurit me gëzim.
Ky varg na tregon që periudhat e të mbjellurit janë zakonisht më të vështirat.
Është e vështirë të mbash qëndrim të mirë kur të gjithë shokëve të tu u ka ecur mirë, ndërsa ty jo.
Ti ndoshta ndien që ata nuk punojnë aq shumë sa ti.
Kjo është kohë prove.
Është e vështirë të kalosh nëpërmjet zhgënjimeve dhe të mbash qëndrim pozitiv dhe me shpresë.
Këto janë periudhat e të mbjellurit.
Nëse ti do të bësh gjënë e duhur, edhe kur është e vështirë ta bësh, kur ti mbjell me lot, gjithmonë do të korrësh me gëzim!
Unë të kërkoj sot të mbash një qëndrim të ri ndaj asaj që Perëndia ka vendosur në zemrën tënde. Ndoshta kjo do të të kërkojë një kohë të gjatë,
por Perëndia ka një plan që të ka sjellë këtë periudhë për ta kapërcyer.
Mos hiq dorë! Koha jote po vjen! Kurrë nuk është vonë!
Perëndia thotë: “Kjo është koha jote. Mbaje të gjallë besimin tënd”!
Vazhdo të mbjellësh, sepse në kohën e duhur, ti do të korrësh të korra të begata me këngë gëzimi në zemrën tënde! Amin.
No comments:
Post a Comment