Perëndia tha: JO!
I luta Perëndisë të më largojë zakonin.
Perëndia tha: JO!
Nuk më takon mua ta largoj zakonin; ti vetë duhet të heqësh dorë prej tij.
Iu luta Perëndisë të më japë durim.
Perëndia tha: JO!
Durimi është fryt i mundimeve; nuk jepet, mësohet.
Iu luta Perëndisë të më japë gëzim…
Perëndia tha: JO!
Unë të jap bekime; gëzimi varet nga ti.
Iu luta Perëndisë të ma largojë dhimbjen.
Perëndia tha: JO!
Vuajtjet të largojnë nga përkujdesjet e botës dhe të sjellin më afër Meje.
Iu luta Perëndisë të më rritë shpirtërisht.
Perëndia tha: JO!
Ti duhet të rritesh vetë; unë do të të ndihmojë të jesh i frytshëm.
Iu luta Perëndisë të m’i japë të gjitha gjërat, që të kënaqem në jetë.
Perëndia tha: JO!
Do të të jap jetë, që ti të kënaqesh me të gjitha gjërat.
Iu luta Perëndisë të më ndihmojë të DUA të tjerët, aq sa Ai më do mua.
Perëndia tha … Ahhhh, PO! Më në fund, e kuptove thelbin.
Kjo ditë është jotja, mos e shpërdoro!
Perëndia të bekoftë!
No comments:
Post a Comment