Dhurata e Rabinit
Një manastir kishte rënë në kohë shumë të vështira. Më parë, ndërtesat e tij të shumta ishin të mbushura me murgjër të rinj dhe Kisha e tij e madhe kumbonte nga kënga e psaltit, por tani ajo ishte e braktisur. Njerëzit nuk vinin më të ushqeheshin me lutje. Pak murgjër të vjetër zvarriteshin nëpër hajate me kollona dhe lavdëronin Perëndinë me zemër të rënduar.
Në hyrje të pyllit të manastirit, Rabini i moshuar kishte ndërtuar një kasolle të vogël. Ai vinte nganjëherë për të kreshmuar dhe për t'u lutur. Asnjë nuk fliste me të, por sa herë që ai vinte, fjala përhapej nga njëri murg tek tjetri: "Rabini po ecën në pyll''. Dhe për aq kohë sa ai ishte atje, murgjit ndjeheshin të mbështetur nga prania e tij lutëse.
Një ditë, kryemurgu vendosi ta vizitonte Rabinin dhe t'i hapte zemrën atij. Kështu pas mëngjesit Eukaristik, ai u nis përmes pyllit. Ndërsa po i afrohej kasolles, kryemurgu pa Rabinin tek hyrja, duke ndenjur krahëhapur dhe mikpritës. Dukej sikur kishte kohë që po e priste atje. Të dy u përqafuan, si vëllezër të humbur prej shumë kohësh. Pastaj u zbrapsën dhe vetëm sa qendronin aty, duke i buzëqeshur njëri-tjetrit.
Pas pak, Rabini i bënte me shenjë kryemurgut të hynte. Në mes të dhomës ndodhej një tavolinë e drunjtë me Shkrimet e Shenjta të hapura mbi të. Ata u ulën aty për një çast, në prani të Librit. Pastaj Rabini filloj të qante. Kryemurgu s'mundi të përmbante veten. Ai mbuloi fytyrën e tij me duar dhe filloi dhe ai të qante, për herë të parë në jetën e tij, ai qau me dënesë. Të dy burrat qendronin aty si fëmijë të humbur, duke e mbushur kasollen me ngashërimet e tyre dhe duke larguar drurin e tavolinës me lotët e tyre.
Pasi lotët mbaruan së rrjedhuri dhe gjithçka u qetësua, Rabini ngriti kokën:
"Ti dhe vëllezërit e tu po i shërbeni Perëndisë me zemër të rënduar, - tha ai, - tani ti ke ardhur të më kërkosh një mësim. Do të jap një mësim, por mund ta përdorësh atë vetëm një herë. Pas kësaj, asnjë nuk duhet ta thotë me zë të lart përsëri".
Rabini pa drejt kryet e murgut dhe tha: "Mesia është midis jush". Pas pak, gjithçka ra në qetësi. Rabini tha: "Tani ti duhesh të shkosh". Kryemurgu u largua pa thënë asnjë fjalë dhe pa u kthyer prapa.
Të nesërmen në mëngjes, Kryemurgu i thirri të gjithë murgjit bashkë në dhomën e mbledhjeve. Ai u tha se kishte marrë një mësim nga Rabini që ecën në pyll dhe se ky mësim nuk duhej thënë më kurrë me zë të lartë. Pastaj, pa secilin nga vëllezërit e tij dhe tha: "Rabini tha se njëri nga ne është Mesia".
Murgjit u befasuan nga kjo. Ç'domethënë kjo?", - pyesnin ata veten. "A është atë Joani Mesia? Apo atë Mateu? Apo atë Thomai? A jam unë Mesia? Çdo të thotë kjo?"
Ata ishin të gjithë krejt të hutuar nga mësimi i Rabinit.
Por, asnjëherë, asnjëri nuk e përmendi përsëri.
Ndërsa koha kalonte, murgjit filluan të trajtonin njëri- tjetrin me një nderim shumë të veçantë. Kishte një cilësi të sinqertë, të butë dhe njerëzorë tek ata, që ishte e vështirë ta përshkruaje, por e lehtë ta vije re. Ata jetonin me njëri-tjetrin si njerëz, që më së fundi kishin gjetur diçka. Por ata luteshin bashkë si njerëz, gjithnjë në kërkim të diçkaje. Vizitorët e rastit prekeshin thellë nga jeta e këtyre murgjërve. Shumë shpejt filluan të vinin njerëz, madje që larg, që të ushqeheshin me jetën lutëse të murgjëve dhe të rinjtë filluan të bënin pjesë në komunitet.
Ato ditë, Rabini nuk ecte më në pyll. Kasollja e tij ishte shkatërruar. Por, në një mënyrë ose në tjetrën, murgjërit e vjetër që e kishin marrë mësimin në zemër, akoma ndiheshin të mbështetur nga prania e tij lutëse.
Dashuria e Nenes se Shenjte perqafoi dhe gezoi mbare boten
Le te behemi si femijet e vegjel - me besim te plote te Zoti
Prindi qe ofron femijen te Krishti, i ka bere dhuraten me e cmuar
No comments:
Post a Comment