Buzëqeshja
nuk i kushton asgjë atij që e jep shumë.
Pasuron ata që e pranojnë, pa varfëruar ata që e japin.
Zgjat vetëm një çast, por kujtimi i saj shpeshherë
jeton
përgjithmonë.
Realisht,
askush nuk është aq i pasur sa të mos ketë nevojë.
Një buzëqeshje krijon lumturi në familje, kultivon
dëshirën e mirë në shtëpi dhe vë vulën e miqësisë.
Çlodh, inkurajon, ngushëllon… .
Është antiteza më e mirë që përdor natyra kundër çdo
shqetësimi dhe mërzitjeje.
Ndërkohë nuk mund ta blesh, as ta kërkosh, as ta huash
dhe as ta vjedhësh.
Për të gjithë është diçka pa vlerë deri në çastin që do
të jepet.
Buzëqeshi ti, sepse nuk ka njeri që t`i duhet aq shumë
buzëqeshja, sa atij që nuk mund të buzëqeshë!
No comments:
Post a Comment