Duke parë situatën e gjyshit të moshuar, ata vendosën një tavolinë të vogël në qoshe të dhomës, ku ai do të hante gjithmonë vetëm, ndërsa pjesa tjetër e familjes do të shijonte vaktet së bashku. Deri atëherë gjyshi kishte thyer 2 pjata, ndërsa tani ushqimi i servirej në një tas prej druri. Kur familja i hidhte sytë nga gjyshi, shpesh shikonin lotë në sytë e tij. Fjalët e çiftit ishin gjithmonë qortime për gjyshin, kur e shihnin që luga i rrëzohej dhe ushqimi i derdhej. Nipi i vogël e vështronte këtë situatë me qetësi.
Një mbrëmje para darkës, babai vëren djalin e vogël i cili po luante në dysheme me disa copa druri. Me ëmbëlsi pyet djalin: “Çfarë po bën me ato copa druri”? Djali i vogël, me po aq ëmbëlsi i përgjigjet: “Oh, babi, unë po përgatis një tas të vogël për ty dhe mamin, që ta përdorni kur të jeni të moshuar si gjyshi. Këto fjalë i goditën prindërit kaq shumë sa ata mbetën pa folur. Pastaj që të dy filluan të derdhnin lotë.
Kur erdhi darka babai e mori gjyshin prej dore dhe e drejtoi te tavolina e përbashkët e familjes. Që nga ajo ditë gjyshi hante çdo vakt me familjen. Dhe as burri as gruaja nuk ia vinin më veshin, as nuk e qortonin kur luga i binte, kur derdhej qumështi, apo kur mbulesa bëhej pis.
Fëmijët janë shumë të ndjeshëm. Prindërit duhet të kuptojnë që çdo ditë sjellja e tyre është një gur në ndërtimin e së ardhmes së fëmijës dhe të ardhmes së tyre.
No comments:
Post a Comment