Ai nuk
mund të jetë dikush tjetër, veçse Zoti Perëndi, sepse cili përveç Zotit është
Perëndi? Çfarë strehimi tjetër mund të ketë, përveçse Perëndisë tonë? Ti
Perëndia im, je suprem, i vetëm në mirësi, i fortë dhe i gjithëfuqishëm, i
gjithëmëshirshëm dhe i gjithëdrejtë.
Ti je më i
fshehuri nga ne dhe megjithatë më i pranishmi ndër ne, më i bukuri dhe
megjithatë më i forti, përherë i qëndrueshëm dhe prapë ne nuk mund të të kapim
dot.
Ti je i
pandryshueshëm dhe prapë mund të ndryshosh gjithçka.
Ti nuk je
kurrë i ri, kurrë i vjetër dhe megjithatë të gjitha gjërat kanë jetë të re prej
Teje.
Ti je
fuqia e padukshme që sjell rrëzimin e krenarëve.
Ti je
përherë veprues, dhe prapë përherë në prehje.
Ti i
mbledh të gjitha në vetvete, edhe pse nuk ndjen nevojë fare.
Ti
mbështet, Ti mbush dhe Ti i mbron të gjitha.
Ti
përpiqesh që t’i bësh ato të tuat, edhe pse nuk ke nevojë për asgjë.
Ti i do
krijesat e tua, por me një dashuri të butë.
Ti i çmon
ato, por pa e kuptuar.
Ti vuan
për të keqen, por nuk të prek dhimbja.
Ti mund të
zemërohesh dhe përsëri të jesh i qetë.
Punët e
Tua janë të larmishme, por qëllimi Yt është një dhe i njëjti.
Ti i
mirëpret të gjithë që vijnë tek Ti , edhe pse Ti kurrë nuk i humbe ato.
Ti nuk je
kurrë në nevojë, megjithatë gëzon kur fiton, kurrë nuk lakmon, por prapë i
përpiktë në shpërblim me dhuratat e Tua.
Ne japim
me bujari tek Ti, kështu që të mund të kemi një shpërblim; megjithatë, cili nga
ne ka diçka që nuk e mori prej teje? Ti na shpërblen për atë që meritojmë dhe
megjithatë, nuk i detyrohesh askujt.
Ti na
çliron nga borxhet tona, por as nuk të humbet asgjë.
Ti je
Perëndia im, Jeta ime, Kënaqësia ime, por a mjafton kjo për të thënë për Ty? A
mund të flasë dikush mjaftueshëm kur flet për Ty? Por mjerë ata që heshtin për
Ty! Sepse edhe ata që kanë dhuratën e gojëtarisë nuk mund të gjejnë fjalë për
të të përshkruar Ty.
Cili do të më garantonte që të pushoja i kënaqur në Ty?
Kujt duhet t’i adresohem për dhuratën e vizitës Sate në
zemrën time duke e mbushur atë gjer në buzë, kështu që unë të harroj të gjitha
gabimet që kam bërë dhe të përqafoj vetëm Ty, i vetmi burim i së mirës?
Përse Ti ke kaq domethënie për mua?
Ndihmomë
të gjej fjalë për ta shprehur. Përse kam shumë vlerë përpara Teje, sa ti të më
urdhërosh që të të dua? Dhe nëse dështoj në dashurinë për Ty, Ti zemërohesh dhe
më kërcënon me mëri të madhe, a thua se s’mjafton dashuria që s’kam për Ty për
të qenë hidhërim në vetvete.
Ki mëshirë
për mua dhe mëshiromë, o Zot dhe
Perëndi.
Tregomë,
përse je kaq i shtrenjtë për mua? Pëshpërit në zemrën time, unë jam këtu për të
të shpëtuar ty. Do ta dëgjoj zërin tënd dhe do të nxitoj për të të mbërthyer Ty
pas vetes. Mos e fshih fytyrën Tënde prej meje, sepse me kënaqësi do ta takoja
vdekjen për ta parë atë, pasi vetëm mosparja e saj do të thotë vdekje me të
vërtetë.
Shpirti im
është si një shtëpi, e vogël për të hyrë Ti, por të lutem Ty që ta zgjerosh.
Është e rrënuar, por të lutem Ty që ta ribësh. Ka shumë gjëra të cilat nuk do
të të gëzonin t’i shikoje: këtë e di dhe nuk e fsheh. Por kush do të na
shpëtojë nga këto gjëra? Nuk është askush tjetër përveç se Ti, të cilit unë
mund t’i them: nëse unë mëkatova pa dashje, të lutem më ndje. Më mbaj përherë
shërbëtorin tënd, larg nga krenaria. Unë besoj dhe në besë gjej fjalë për t’i
thënë. Zot, Ti e di që kjo është e
vërtetë. Sepse a nuk i kam bërë të njohura
fajet e mia përpara Teje? A nuk e largove Ti fajin e mëkatit tim? Unë nuk hahem me ty në gjyqe, sepse Ti
je vetë e Vërteta dhe as që kam dëshirë që të zhgënjej veten, por frikësohem,
sepse ligësia do të jetë tradhëtari im. Jo, unë nuk hahem me Ty, sepse, nëse
Ti, o Zot, do të kujtosh paudhësitë tona, o Mjeshtër, kush do të kishte fuqi t’i
mbante ato?
Por, edhe
pse jam baltë e hi, më lejo të kërkoj dhëmbshurinë Tënde, sepse unë i flas
mëshirës sate, jo një njeriu i cili thjesht do të qeshte me mua… .
Nga Shën Agustini
No comments:
Post a Comment