Përgatite grazhdin e zemrës sate për ardhjen Krishtit

ARDHJA: Përgatitje për Lindjen e Krishtit

Ardhja është periudha 40 ditëshe para Krishtlindjes, e cila i është përkushtuar përgatitjes për ardhjen e Mesias. Ajo fillon me 15 Nëntor (sipas kalendarit Gregorian) dhe zgjat deri më 25 Dhjetor. Kjo është periudhë kreshme, lutjeje, lexim i Shkrimit të Shenjtë, ndjekje e shërbesave kishtare dhe përgatitje për Misteret, në mënyrë që të na bëjë të aftë të përftojmë kuptimin e plotë të ardhjes së Krishtit.

Përdorimi i një kuroreje me lule është një  mënyrë shumë efektive e festimit të Ardhjes në shtëpi. Dikush mund të fillojë duke blerë një kurorë lulesh në të cilën duhet të ketë hapësirë për shtatë qirinj (një për ҫdo javë të ardhjes). Midis qirinjve mund të vendosen degë jeshile që jetojnë gjatë. Ngjyrat e qirinjve duhet të jenë e gjelbër, blu, e verdhë, e bardhë, e kuqe dhe lejla. Nëse është e vështirë të gjejmë qirinj me ngjyra, mund të përdorim qirinj të bardhë duke u lidhur atyre fjongo me ngjyrat e sipërpërmendura.

Pasi të mblidhen lulet, prindërit do të shpjegojnë simbolikën e ҫdo pjese. Rrethi/Kurora (i/e luleve) është simbol i krishterë që Perëndia është i përjetshëm. Degët e gjelbëra simbolizojnë jetën e përjetshme, ose jetën me Perëndisë, në të cilën Krishti erdhi të na bëjë pjesëmarrës. Qirinjtë përfaqësojnë Krishtin, i Cili është drita e Botës. Ngjyrat e ҫdo qiriu shprehin diҫka specifike e cila do të diskutohet ҫdo javë të Ardhjes, ndërsa hapet festimi familjar. Qiriu i çdo jave mund të ndizet nga një pjesëtar i ndryshëm i familjes.

Lutje e një studenti

O Zot Jisu Krisht, Perëndia ynë, bërës i dritës dhe i urtësisë, që hape sytë e të verbërit dhe që shndërrove peshkatarët në mësues dhe lajmëtarë të urtë të Ungjillit me ardhjen e Shpirtit të Shenjtë, bëj që të shkëlqejë edhe në mendjen time drita e hirit të Shpirtit të Shenjtë.
Dhuromë mendjemprehtësi, kuptim dhe urtësi në të mësuarit tim.

Bëmë të denjë të përfundoj detyrat e mia dhe të kem mbarësi në çdo vepër të mirë, sepse Ty ta drejtoj nderimin dhe lavdinë. Amin

KRESHMA NË JETËN TONË - MERRE SERIOZISHT

Të marrësh me seriozitet Kreshmën do të thotë pra që do ta konsiderojmë atë para së gjithash në nivelin më të thellë të mundshëm-si një sfidë shpirtërore e cila kërkon një reagim, një vendim, një plan, një përpjekje të vazhdueshme. Për këtë arsye u themeluan javët e përgatitjes për Kreshmë nga Kisha. Kjo është koha për reagim, për vendim dhe planifikim.

Dhe mënyra më e mirë dhe më e lehtë këtu është të ndjekim udhëzimin e Kishës-qoftë vetëm me meditim, mbi pesë temat e Ungillit që na ofrohen në pesë të dielat e periudhës parakreshmore: atë të dëshirës për Zotin, (Zakeut), të përulësisë, (Publikanit dhe Fariseut), atë të kthimit nga internimi,(Djalit Plangprishës), atë të të gyqit (Gjyqit të fundit)dhe asaj të faljes (Së dielës së Faljes).

Këto mësime nga Ungilli nuk janë vetëm për t'u dëgjuar në Kishë; e gjithë çështja është që ato duhen marrë në shtëpi dhe të meditohet mbi to në terma të jetës sime, situatës së familjes sime, detyrimeve të mia profesionale, kujdesit tim për gjërat materiale, lidhjes sime me qeniet konkrete humane me të cilët jetoj. Nëse këtij meditimi dikush i shton lutjen e asaj periudhe parakreshmore,