Showing posts with label Predikime të ndryshme. Show all posts
Showing posts with label Predikime të ndryshme. Show all posts

E reja e fundit... Vajza kujdes!


Kam nevojë për një të dashur që të ndiej se jam “dikush”. Të paturit e një të dashuri do të zgjidhte gjithë problemet e tjera.
E reja e fundit! Kur mendoni se keni nevojë për një të dashur, dijeni se NUK jeni ende gati. Në këndvështrim me filmat kur vetë ju mund të keni parë njerin prej personazheve t’i deklarojë tjetrit: “Ti më plotëson”. Asnjë qenie njerëzore nuk mund ta plotësojë një tjetër. Vetëm Zoti mund t’ju  “plotësojë”! dhe ndërkohë, ka vajza që vazhdojnë të përpiqen me të gjitha fuqitë që të gjejnë atë person të veçantë, që do t’i bënte të ndiheshin sikur jeta ia vlen për t’u  jetuar (sikur të jetosh si beqar s’është  e denjë!).
Ju këshillojmë: Bëjini  vetes nder dhe jetojeni  jetën! Jo përrallën që po ëndërroni ku do të takoni princin e kaltër-djaloshin e mrekullueshëm, të  bini në dashuri dhe të jetoni më pas të lumtur. Keni nevojë të zbrisni me këmbë në tokë dhe të kuptoni atë që Zoti ka krijuar brenda jush e të bëni të pamundurën që ta shfaqni.

Por, po nëse nuk e pëlqej veten për atë që jam? - mund të pyesni ju. Ndoshta ndiheni tmerrësisht keq me veten, të ndrojtura, apo edhe të shëmtuara. Do të kishit dashur të ishit si dikush tjetër. Por me ndihmën e Zotit, mund të mësoni të pranoni gjërat që nuk mund t’i ndryshoni për veten tuaj dhe ndërkohë  të ndryshoni ato që mundeni. Mos u fokusoni shumë të gjërat e vogla dhe të përkohshme si ekzistenca e një djali që nuk ju njeh. Ecni një hap pas dhe mundohuni të kapni pamjen e përgjithshme.