Kam nevojë për një të dashur që të ndiej se jam “dikush”. Të paturit e një të dashuri do të zgjidhte gjithë problemet e tjera.
E reja e fundit! Kur mendoni se keni nevojë për një të dashur, dijeni se NUK jeni ende gati. Në këndvështrim me filmat kur vetë ju mund të keni parë njerin prej personazheve t’i deklarojë tjetrit: “Ti më plotëson”. Asnjë qenie njerëzore nuk mund ta plotësojë një tjetër. Vetëm Zoti mund t’ju “plotësojë”! dhe ndërkohë, ka vajza që vazhdojnë të përpiqen me të gjitha fuqitë që të gjejnë atë person të veçantë, që do t’i bënte të ndiheshin sikur jeta ia vlen për t’u jetuar (sikur të jetosh si beqar s’është e denjë!).
Ju këshillojmë: Bëjini vetes nder dhe jetojeni jetën! Jo përrallën që po ëndërroni ku do të takoni princin e kaltër-djaloshin e mrekullueshëm, të bini në dashuri dhe të jetoni më pas të lumtur. Keni nevojë të zbrisni me këmbë në tokë dhe të kuptoni atë që Zoti ka krijuar brenda jush e të bëni të pamundurën që ta shfaqni.
Por, po nëse nuk e pëlqej veten për atë që jam? - mund të pyesni ju. Ndoshta ndiheni tmerrësisht keq me veten, të ndrojtura, apo edhe të shëmtuara. Do të kishit dashur të ishit si dikush tjetër. Por me ndihmën e Zotit, mund të mësoni të pranoni gjërat që nuk mund t’i ndryshoni për veten tuaj dhe ndërkohë të ndryshoni ato që mundeni. Mos u fokusoni shumë të gjërat e vogla dhe të përkohshme si ekzistenca e një djali që nuk ju njeh. Ecni një hap pas dhe mundohuni të kapni pamjen e përgjithshme.
Çfarë ëndërroni të bëni me jetën tuaj? Cilat janë qëllimet tuaja për shkollimin, karrierën, ndonjë shërbim shoqëror apo shërbesë për Zotin? Ndiqni këto qëllime dhe ëndrra me pasion dhe do të ndieni atë që Zoti ka bërë te ju, madje do të rriteni për t’u bërë si ai person gjithmonë e më shumë, pavarësisht, nëse ju vë re ndonjë djalë.
Pse qenka kaq e rëndësishme ta jetosh jetën reale dhe të ndjekësh qëllime personale? Sepse një i dashur, apo edhe bashkëshorti nuk do t’ju bëjë kurrë plotësisht të lumtur. Pikë. S’ka rëndësi sa i pashëm, i zgjuar, i perëndishëm, me trup të bukur të jetë ai. Asnjë mashkull nuk mund t’ju bëjë të ndiheni sikur të ishit dikush. Kjo do të vinte vetëm atëherë kur të kuptoni sa e veçantë jeni në sytë e Zotit dhe duke u bërë ai person që Zoti do të jeni.
Bëhuni ai person dhe kurrë s’keni për të kërkuar një djalë që t’ju bëjë të lumtur. S’do të keni nevojë, sepse do të ndiheni të përmbushura me veten dhe jetën tuaj.
Është po aq e vërtetë se, sa më i mirë bëheni si person, aq të tjerë më të mirë keni për të tërhequr pas vetes. Nëse jeni një person i perëndishëm me qëllime të qarta, do të tërhiqni një person të njëjtë. Por nëse jeta juaj bazohet mbi një hiç ,duke menduar se dikush do ta përmbushë këtë boshllëk në shpirtin tuaj, atëherë keni për të tërhequr një person të dëshpëruar. Do të jeni si dy këpusha jashtë trupit të një qeni që thithin gjakun e njëri-tjetrit. Dhe , nëse mendoni se dikur kishit probleme, s’ka për të kaluar shumë dhe keni për ta gjetur veten duke notuar në një pellg me ujin e ndenjur të kësaj marrëdhënieje të çrregullt.
E dimë mirë që të mospaturit një marrëdhënie ka problemet e veta. Ndiheni vetëm. Shqetësoheni për atë që të tjerët mendojnë për ju. Mendoni për të ardhmen tuaj me frikën se mos mbeteni vetëm përgjithmonë. Por e dini çfarë? As të paturit e një marrëdhënieje me një djalë nuk ju çliron nga problemet që keni. Thjesht po ndryshoni llojet e problemeve. S’mund ta planifikoni të ardhmen tuaj, sepse tashmë keni një person që mund ta konsideroni kur ndërkohë shqetësoheni për atë që të tjerët mendojnë për ju.
Ndoshta mendoni se gjysma e një personi duke u bashkuar me gjysmën e një tjetri bëjnë një marrëdhënie të plotë, gjë që s’është e vërtetë. Dy njerëz në një marrëdhënie dyfishojnë të mirat dhe të këqijat e njëri- tjetrit. Nëse ndiheni e lënduar dhe e paplotë, do të tërhiqni pas vetes të njëjtin person dhe që të ty do të përjetoni një fraksion të dukshëm të asaj që Zoti nënkuptoi - e tëra ndan asgjënë.
Shpresojmë të mos mendoni sikur ne s’duam që ju të keni marrëdhënie dashurie. Patjetër që jo. Marrëdhëniet e shëndetshme të dashurisë janë të bukura ashtu si vetë martesa është vërtet e mrekullueshme. Por dhe jo të gjesh një njeri më të mirë. Një martesë e shëndetshme është bashkim i dy njerëzve tashmë të plotë, që zgjedhin të investojnë për njeri-tjetrin. Dy njerëz që e boshatisin njëri - tjetrin s’kanë ç’të investojnë – vetëm sa veçohen, duke krijuar kështu një marrëdhënie të paplotë dhe jo të shëndetshme.
Shkëputur nga libri: “Beteja e një vajze” – Shanon Ithrixh dhe Stefan Arterbërn.
No comments:
Post a Comment