Zoti grumbullon gjithë lotët e mi...



Ai mban shënim gjithë hidhërimet e mia.
Ai ka vendosur gjithë lotët e mi në shishe.
Të gjitha janë regjistruar në librin e Tij. Ps. 56:8

A e di sa i rëndësishëm je për Perëndinë?
Ai kujdeset shumë për çdo detaj të jetës sate.
Ai interesohet për mendimet, ndjenjat dhe emocionet e tua.
Në fakt, ajo që po kalon tani është shumë e rëndësishmë për Të, ngaqë Ai shënon çdo hidhërim tëndin dhe grumbollon çdo lot që ke derdhur.
Pse duhet që Perëndia t’i shënojë hidhërimet e tua dhe pse duhet t’i grumbullojë lotët e tu? Sepse Ai interesohet për çdo gjë që të prek ty. Ai është Mbrojtësi yt.
Ai mban shënim çdo padrejtësi që është bërë ndaj teje, që Ai të shlyejë secilën prej tyre.
Ai dëshiron të restaurojë në ty çdo gjë që të kanë vjedhur. Ai dëshiron të shërojë cdo plagë dhe dhimbje.


Sot, kujto që Perëndia kujdeset për gjërat që të shqetësojnë ty.
Ai kujdeset për gjërat që të lëndojnë ty.

Ai është pranë atyre që janë zemër të thyer, dhe dëshiron të sjellë paqe dhe ngushëllim.
Kthehu tek Ai dhe prano dashurinë e Tij.
Lejo Atë të sjellë shërim në zemrën tënde dhe restaurim në shpirtin tënd. Amin.


No comments:

Post a Comment