Asgjë nuk është më e rëndësishme për Perëndinë, sesa ti!


Sa të çmuara janë për mua mendimet e tua, o Perëndi!
Sa i madh është gjithë numri i tyre! Ps.139:17
A ke pasur ndonjëherë vështirësi në plotësimin e lutjeve të tua nga Perëndia, sepse mendove:
“Perëndia ka në mendje gjëra më të mira për mua” ose “Kjo nuk ishte aq e rëndësishme për Të”?

Ndoshta je tunduar ta lësh mendjen tënde të shëtisë në atë drejtim,
por e vërteta është që asgjë nuk është më e rëndësishme për Perëndinë, sesa ti.

Çdo detaj i jetës sate ka vlerë për Të. Shkrimi i shenjtë na thotë që Ai numëron madje edhe çdo fije floku të kokës sate. Ai grumbullon lotët e tu dhe i ruan si të çmuar.

Ti je i rëndësishëm për Të, dhe gjithçka që të shqetëson ty nuk është shumë e madhe ose shumë e vogël për Perëndinë!

Sot, nëse ke këto mendime dekurajuese në mendjen tënde, zëvendësoi duke u treguar atyre të vërtetën e Fjalës së Perëndisë: “Mendimet e Perëndisë janë të çmuara për mua. Perëndia mendon gjithmonë për mua.
Ai më do dhe unë kam vlerë për Të”.

Ndërsa fillon të zëvendësosh mendimet negative me të vërtetën, jeta jote do të fillojë të ndryshojë.
Ti do të shikosh transformim në mënyrën tënde të të menduarit.
Do të ndiesh dashurinë e Tij si nuk e ke ndjerë kurrë më parë;
do të njohësh Atë në mënyra që kurrë nuk e ke njohur më parë,
dhe do të përjetosh mirësinë dhe hirin e Tij gjithë ditët e jetës sate. Amin.

No comments:

Post a Comment