Ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar dhe Unë të dua!

 Sepse ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar dhe Unë të dua!
Is.43:4a

A ke pasur ndonjë vështirësi nga Perëndia ngaqë mendove: “Perëndia ka gjëra më të mira më mua”, ose “ Kjo nuk është aq e rëndësishme për Të”?
Ndoshta mund te kesh tundimin ta lejosh mendjen të endet në këtë drejtim, por e vërteta është që asgjë nuk është aq e rëndësishme për Perëndinë sa je ti. Për Të ka rëndësi çdo detaj i jetës sate.
Shkrimi i Shenjtë na thotë që Ai madje numëron edhe çdo fije floku në kokën tënde. Ai i grumbullon lotët e tu dhe ruan si gurë të çmuar.
Ti je i rëndësishëm për Të, dhe asnjë shqetësim yti  nuk është aq i vogël ose aq i madh për Perëndinë!  
Sot, nëse këto mendime dekurajuese të vijnë në mendje, zëvendësoi duke shfaqur të vërtetën e Fjalës së Perëndisë.

Thuaj: “Mendimet e Perëndisë për mua janë të çmuara.
Ai më ka gjithmonë në mendje.
Ai më do dhe unë kam vlerë para Tij”.

Ti je i çmuar në sytë e mi dhe i nderuar dhe Unë të dua!

Ndërsa fillon të zëvendësosh mendimet negative me të vërtetën, jeta jote do të fillojë të ndryshojë.
Do të shikosh një transformim në të menduarit tënd.  
Do të ndiesh dashurinë e Tij si kurrë më parë; do ta njohësh Atë në mënyra që kurrë nuk e ke njohur më parë,
dhe do të përjetosh mirësinë dhe hirin e Tij gjithë ditët e jetës sate! Amin.

No comments:

Post a Comment